Një djalë i ri kinez i cili kishte lindur me sy të kaltër rrezatues ka kohë që i ka habitur mjekët, me aftësinë e tij për të parë edhe në errësirë.
Nong Yousui nga Dahua, Kinë ka sy të cilët reflektojnë çuditshëm kur shikohen me dritë. Mjekët ka kohë që janë duke ia studiuar sytë atij, prej kur babai i tij e çoi atë në spital i brengosur për sytë e tij të kaltër.
“Ata më thanë se ai do të rritet dhe sytë e tij nuk do të shkëlqejnë më dhe do të kthehen në ngjyrë të zezë si shumica e njerëzve kinezë, por kjo nuk ndodhi kurre”, tha babai i tij.
Për t’i testuar aftësitë e tij, një gazetar kinez pati përgatitur në set pyetjesh të cilave ai ishte në gjendje që t’iu përgjigjej duke qëndruar në një dhomë të errët. Testi tregoi se Nong mund të lexonte dhe të shkruante në mënyrë të përsosur pa ndonjë dritë dhe mund të shihte qartë natën si shumica e njerëzve gjatë ditës, transmeton Gazeta Express.
Sipas Akademisë Botërore të Rekordeve, Nong ka arritur rekordin e parë botëror si njeriu i parë që mund të shohë në errësirë.

Eshte palluar kinezja me nordike dhe gjithe shkencetaret kineze habiten.
ka ra asidentalisht e jema ne ndonje preher bjond…
Shume kafsh e posedojne aftesine per te pa edhe ne errsire. Njerezit zokonisht nuk e kane kete aftesi. Kinezi mund te sherbej si element mutacioni dhe evolucioni gradual.Mendoj se edhe pasardhesit e tij, bile ndonjeri prej tyre, do te kene kete aftesi. Kjo nuk eshte cudi pasi qe macat shohin edhe ne erresire pse mos te shohin edhe njerezit. Darvinizmi pohon ndrrime te tilla.