Mbetjet, Buxhuku: Të kufizohen sipas prodhimit në vend

Elton Tafaruci

Biznesi   i madh vendas ka dorëzuar në parlament një propozim për ndryshim të ligjit për importin e mbetjeve edhe pse është miratuar vetëm pak ditë më parë.

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku kërkon që të vendoset një kufizim i sasisë së mbetjeve që do importohen me synimin që industria ricikluese të shtojë përpunimin e mbetjeve që prodhohen në vend.

Kuota e lejuar e importit për çdo produkt  sipas Buxhukut duhet të jetë jo më shumë se 40% e sasisë së përgjithshme të mbetjeve vjetore të prodhuara në vend.

Propozimet për ndryshim vijnë në një kohë që parlamenti e ka miratuar  ligjin për importin e mbetjeve por sipas Konfindustrisë nëse ka vullnet politik atëherë përmirësimet në ligj mund të bëhen.

Ndërsa shohin si një mundësi  rishikimi kthimin për rishqyrtim ne kuvend  nga presidenti.

Konfindustria , kërkon që në ligj të ketë kuota vjetore të mirëpërcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave për importin e mbetjeve/lëndë e parë për çdo produkt në veçanti duke u bazuar në të dhënat e ministrisë së mjedisit për sasinë që prodhohet në vend.

Share This Article
1 Comment
  • Ky doli me i mençur nga te gjithe.
    40 % e 24 oreve ne dite bejne 9.6 ore ne dite, pra 10 ton mbetje ne dite nje fabrike. per 35 fabrika bejne 360 ton plehra te perpunuara ne dite. shumezuar per 300 dite ne vit bejne 108 000 ton mbetje ne vit. per 10 vjet bejne 1 milion e 80 mije ton mbetje. Nese sasia e betje te betjeve te jete vetem 10 % atehere do kemi 100 000 ton mbetje qe ngelen ne Shqiperi. Ne rastin me te mire, se rasti i keq eshte katastrofe.
    Ndalojini budallenjte te flasin !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *