Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, në regjistrin e shtetasve të gjendjes civile rezulton i regjistruar tre herë. Adresa e parë ku ai rezulton i regjistruar është fshati i tij i lindjes, Novosej, në komunën Topojan të Kukësit. Adresa e dytë është në Tiranë, në rrugën “Andon Zako Çajupi” , ndërsa dhe adresa e tretë është sërish në Tiranë në “Rrugën e Durrësit”. Mësohet se vetëm në muajt e fundit Drejtoria e Gjendjes Civile ka mundur të “korrigjojë” këtë tripletë por në thelb prania trefishen regjistrin e Gjendjes Civile të njeriut që sot është në krye të ministrisë së Brendshme dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e saktësisë së listës së gjendjes civile dhe listës së votuesve është një tregues kuptimplotë se në çfarë derexheje është infrastruktura zgjedhore në Shqipëri. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj, deklaroi pak kohë më parë komuna Topojan në Kukës është shtuar më shumë se njësia 11 në Tiranë, që është ndër më të mëdhatë, por edhe me fluksin më të madh të banorëve të rinj. Në të vërtetë është e anasjelltë, ata nga Topojani shkojnë në njësinë 11 në Tiranë. Por Gjonçaj ka harruar të përmendë se komuna Topojan është vendlindja e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.
Dublimet
Ekspertët tanë përfundimisht kanë nxjerrë një shifër prej 25 mijë e 874 shtetas të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Problematika e dytë serioze që lidhet me listën e zgjedhësve ka të bëjë pikërisht me ata zgjedhës që ende figurojnë sot në listën e zgjedhësve pa një adresë një saktë zgjedhore. Ekstrakti i fundit të përbërësve zgjedhore është 352 mijë 337 zgjedhës. Qarku me numrin më të madh të zgjedhësve pa adresë mbetet Tirana, me 87 mijë votues, pasuar nga Vlora me 84 mijë e 178, Shkodra me 38 mijë e 827 dhe Korça me 27 mijë 593 votues. Por një tjetër fenomen i çuditshëm që vërehet në listat zyrtare të zgjedhësve në Shqipëri janë edhe me mijëra persona mbi 100 vjeç që gjenden në këto lista. Në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë janë përfshirë një numër tejet i lartë me zgjedhës të moshës mbi 100 vjeç. Gjithsej 1 mijë e 189 zgjedhës. Nga këta zgjedhës 967 janë vendosur në qendra votimi me kodin 8899, (qendër votimi imagjinare për votimin e shtetasve mbi 100 vjeçare, etj.) Këta zgjedhës duhet të votojnë duke paraqitur kërkesë me shkrim. Shtetas mbi 100 vjeç, të përfshirë në qendra votimi të rregullta janë gjithsej 231 raste. Numri masiv i shtetasve mbi moshën 100 vjeçare është dhe një tregues domethënës se listat e shtetasve në Shqipëri nuk përditësohen dhe se strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe të Gjendjes Civile kanë vite që nuk kryejnë punën e tyre për verifikimin në terren të kësaj kategorie.
Ferdinant Poni premton “listat e ëndrrave”
“Janë gjeneruar listat përfundimtare në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Është bërë një punë e shkëlqyer për konsolidimin e listës së zgjedhësve”. Kështu ka përmbledhur dhe theksuar zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni në një deklaratë të posaçme për listat e zgjedhësve përpara mediave. Me tone shumë optimiste zv/ministri ka shpjeguar në detaje se këtë herë, për zgjedhjet e 23 qershorit, nuk ka asnjë qendër votimi me më shumë se 1 mijë zgjedhës, se 750 zgjedhës mbi 100 vjeç vazhdojnë të jenë të bllokuar, pra që nuk mund të kenë mundësi të votojnë. ” Listat e zgjedhësve hartohen jo më vonë se 40 ditë nga data e zgjedhjeve. Ne e kemi respektuar afatin”, theksoi Poni. Poni ka vlerësuar edhe që, “Ministria e Brendshme është institucioni më serioz, që merret me zgjedhje në Shqipëri”, duke shtuar se “i kemi dhënë seriozitet dhe standarde procesit zgjedhor”.
Pyetjes mbi emrat e dubluar, Poni i është përg-jigjur se “askush nuk mund të votojë dy herë, edhe sikur 100 mijë emra të dubluar të kishim, edhe teorikisht është e pamundur”. Më tej ai ka shpjeguar se çdo shtetas do të votojë me dokument identiteti, të cilin e merr vetëm një herë. Plus kësaj, përdoret gishti me bojë dhe se në sistemin që po implementohet, pasi paraqet dokumentin të del emri në sistem dhe i thonë: “Ti ke votuar një herë, nuk voton dot më”, dha versionin e tij zv/ ministri i Brendshëm mbi përgatitjet zgjedhore.

Mbajeni ne shenim kete qe po shkruaj : brenda pak diteve do kete nje arrestim te nje drejtori ne Ministrine e Brendeshme.
Mos me thoni qe pse nuk na the me perpara. 😀
Keto jane konstatime te drejta qe nuk kundershtohen.
Ata bejne sikur i pastrojne listat dhe i shperndajne ne vende te tjera nga tropoja ne Kukes e ne zonat e tyre te sigurta.
Ponia gjithmone del dhe thot i pastruam dhe na kane mbetur 700 te dubluar apo pa adrese.
Ne zgjedhjet e para ka pasur raste qe familje te opozites u eshte ndruar qendra e votimit larg vend banimit, ose jane ndare ne qendra te ndryshme qe mos te gjenden dot per te votuar.Edhe kjo duhet patur kujdes.Listat pa tjeter te shpallen sa me shpejt afatit ligjor per tu kontrolluar nga votuesit.
Tani duhet nderhyre dhe vepruar konkretisht per korigjimin e tyre perfundimtar.
Nuk ka me kohe.
Keto anomali dhe hile teSaliut, tu behen prezent edhe Nderkombetareve , ODHIR , OSBE , Sequius dhe Arvizuse.
Derri i lavosur te çan , ndaj duhen marre masat mbrojtese.
Z. Poni koke tuli, po mbron sistemin qe nuk te le 2 here te votosh. Poni di vetem nje sistem ate te vjedhjes se votes, kur ka triplete emerash ne liste per Ministrin Mu.i, qe eshte nga vendi HAJDE DRU ME PRE , mjere Shqiperia ne dore te kujt ka rene. Per 352 mij emera pa adrese ne lista, nuk eshte e vertete qe nuk u gjendet adresa, ajo dihet , jane votues nga KOSOVA. Kjo skeme ka funksionuar me se mire ne zgjedhjet e v. 2011 per bashkine e bjedhur te Tiranes.
po ky i ka korruptu edhe OSBE me leket e popullit cfar presin me kto nderkombetaret apo mushin valixhet me dollar dhe ikin se nuk i rreh shume per shqiptaret
http://95.107.129.71/ListatDPGJC/listat/listatDB/expwebtblpvllist.php?x_emri=ilir&z_emri=%3D%2C%27%2C%27&x_mbiemri=meta&z_mbiemri=%3D%2C%27%2C%27
LILO META A ESHTE NE LISTE ME?
Noket e Ponet do japin llogari per kete perversitet te tyre ne te gjitha zgjedhjet e zhvilluara. Jane keta, qe vendit tone i kane vene damken e zeze. Do paguajne nje dite dhe jo me larg 23 Qershorit per kete rrugaceri te tyre.
http://95.107.129.71/ListatDPGJC/listat/listatDB/expwebtblpvllist.php?x_emri=flamur&z_emri=%3D%2C%27%2C%27&x_mbiemri=noka&z_mbiemri=%3D%2C%27%2C%27
Me falni komunista, por po ankoheni per listat e 2008. Suksese ne propagande.