Rritet bashkëpunimi Serbi-Shqipëri për promovimin e produkteve

redaktor

Shqipëria dhe Serbia zgjerojnë bashkëpunimin  në fushën e përpunimit dhe tregtimit të  miellit, nënprodukteve të tij në industrinë e prodhimit të ëmbëlsirave dhe bukës.

Kreu i dhomës së tregtisë Shqipëri-Serbi, z. Vladimir Cuka, gjatë takimeve zyrtare në Serbi në  përbërje të delegacionit me përfaqësues të bizneseve shqiptare theksoi se këto iniciativa janë produktive në shkëmbimin e eksperiencave në kapacitetet investuese dhe përmirësimin e teknologjisë.

Në takimet me homologët serbë, kreu i prodhuesve shqiptarë të bukës z. Gëzim Peshkëpia tha se eksperienca e bashkëpunimit të deritanishëm duhet ngritur në nivel të ri në sajë të ekspertizës së kolegëve serbë në këtë fushë.

Nënkryetarët e dhomës së tregtisë Shqipëri – Serbi , z. Nenad Stankovic dhe z. Hysen Caka u përqendruan në larmishmërinë e prodhimeve të përbashkëta dhe investimeve me interes mes dy vendeve tona si shtysë për nxitjen e promovimit të produkteve shqiptare jo vetëm në tregun serb, por edhe atë të vendeve të Europës Qendrore si në Hungari, Ceki apo Sllovaki.

Në këtë kuadër, z. Cuka dhe delegacioni shqiptar u mirëpritën në takim edhe nga kreu i bashkisë së qytetit Zrenjanin në krahinën e Vojvodinës z. Cedomir Janjic. Në takim u shpreh dëshira për binjakëzimin mes qyteteve në Serbi dhe Shqipëri në të mirë të thellimit të miqësisë mes dy popujve.

img_2860 img_2856 img_2857 img_2858 img_2859

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *