Policia greke përdori gazlotsjellës ndaj 1500 pensionistëve të cilët po protestonin në shenjë kundërshtimi ndaj uljes së pensioneve.
Të moshuarit pasi marshuan në rrugët dhe sheshet kryesore të Athinës, u nisën drejt zyrës së kryeministrit Aleksis Tsipras dhe u përpoqën të përmbysnin një makinë të policisë, që ishte vendosur për të bllokuar rrugën e tyre.
Forcat e policisë lëshuan gazlotsjellës me qëllim që të shpërndanin protestën.
Qytetarët thanë se Tsipras nuk po i përmbahet premtimeve për të cilat erdhi në pushtet.
https://youtu.be/oXGCbRfMnTk
