Rrjeti i prostitucionit/ Ja kush janë dy motrat që rekrutonin ‘shoqet’ e tyre

Dita

Gjashtë muaj përgjime dhe vëzhgim në terren të policisë kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit Tiranë-Gjermani. Nën drejtimin e dy motrave I. Qama dhe A.

Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjeç, rekrutonin vajza të reja duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

Fillimisht vajzat shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE-¬së, kryesisht Gjermani. Ato rekrutoheshin me premtimin se fillimisht do të punonin si modele ose këngëtare, por në realitet ato shfrytëzoheshin si prostituta dhe fitimet e mbledhura ndaheshin me dy motrat Qama, raporton “Report TV”.

Dy motrat Qama rekrutonin vajza fillimisht në raporte shoqërore e më pas duke para kushtet ekonomike të tyre ato i ofronin punësim me qëllim shfrytëzimin.

Baza e këtij rrjeti ishte ndërtuar në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani rezulton se ishte hera e parë që tentohej të kryhej nga ky grup.

Grupi i trafikantëve, i cili përbëhej nga pesë persona, është neutralizuar fillimisht nga një efektive e forcave speciale e policisë së Tiranës.

Në pamjet e publikuara nga vetë Policia e Shtetit, shihet qartë se ajo ka dalë nga automjeti në fillim dhe më pas kanë dalë edhe kolegët e saj.

Efektivja është agjente e policisë prej 12 vitesh dhe sipas të dhënave ka marrë pjesë në shumë operacione siç ishte dhe ai i mbrëmshmi në Morinë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *