Ndihma që po i jep kryebashkiaku Basha PD-së në këtë fushatë nuk kufizohet vetëm në shfaqjet krah kryeministrit në podiumet e koncertet e organizuara prej tij. 3.4 miliardë lekë të vjetra janë paguar vetëm ditën e djeshme nga Bashkia e Tiranës për të zhbllokuara punët e mbetura pezull në shumë rrugë të kryeqytetit, si dhe për të paguar fatura të vjetra për punime të tjera publike e aktivitete kulturore. Kjo shumë e konvertuar në euro përllogaritet rreth 2 milion e 400 mijë. Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se nga buxheti i bashkisë kanë dalë njëherësh 778 mijë euro për të kryer pagesa që ishin bllokuar prej kohësh, çka ka bërë që disa segmente të rëndësishme rrugore në kryeqytet të mbeten të hapura dhe të papërfunduara për shumë kohë.
Ashtu si çdo prag zgjedhjesh, ky “makiazh elektoral” ka për qëllim të lërë përshtypje të mirë te votuesit e kryeqytetit, me qëllim rritjen votave blu.
109 milionë lekë nga buxheti i bashkisë janë një shumë e vogël në krahasim me faturat e palikujduara kompanive kontraktore, por gjithsesi janë një ndihmë për të krijuar imazhin e një fushate pa krizë.
