Kapet me drogë në makinë, në pranga 46-vjeçari

Elton Tafaruci

Një person është arrestuar nga policia, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Në pranga ka rënë Eduart Muka, 46 vjeç, banues në Sarandë.

Në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë-Bot Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Seat”, me të cilin ai udhëtonte, policia ka gjetur të fshehur 6 kg e 650 gr, lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 17 pako, mbështjellë me plastikë dhe natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjithashtu policia bëri edhe bllokimin e automjetit. Mbi Mukën rëndon akuza për veprën penale “Trafikim narkotikësh”./tvklan.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *