Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth 360 në vetëm 60 njësi nuk ka sjellë rezultatet e pritshme për të kursyer rreth 60 milionë euro në formën e shpenzimeve për pagesat e personelit, por përkundrazi i ka rritur edhe më tej ato.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në gjashtëmujorin e parë të vitit njësitë vendore rriten shpenzimet për pagat me 35 për qind.
Nga 4.6 miliardë lekë që ishin shpenzimet për paga në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, ato arritën në 6.3 miliardë lekë në janar-qershor 2016. Në të njëjtën masë u rriten edhe shpenzimet për sigurimeve shoqërore, teksa shihet se fondet e dedikuara për infrastrukturën janë ulur ndjeshëm.
Fondet për shpenzimet kapitale ishin 41 për qind më të ulta se një vit më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2016 njësitë e reja vendore alokuan 3.4 miliardë lekë në formën e shpenzimeve kapitale. Kjo shumë një vit më parë në këtë periudhë ishte 5.9 miliardë lekë. Por shpenzimet e larta për investime vitin e kaluar arsyetohen edhe me zgjedhjet vendore.
Qeveria aktuale aplikoi një nga reformat më të mëdha në vend për ndarjen territoriale gjatë vitit të kaluar me argumentin kryesor, përdorimin me më eficience të fondeve publike. Me përqendrimin e komunave në bashkitë e mëdha, Ministria e Financave kishte përllogaritur të kursente së paku 60 milionë euro nga shkurtimi i personelit, të cilat do të rishpërndaheshin për investime, në shkolla, rrugë etj.
Por tani kur ka kaluar gati një vit nga zbatimi i reformës së re, pritshmëritë kanë shkuar në të kundërtën. Bashkitë e reja kanë fryrë edhe me tej stafet, duke çuar 48 për qind të fondeve në dispozicion për rroga, teksa shihet se shpenzimet për shërbimet bazë janë ulur dukshëm.
Njësitë e reja vendore në vitin e parë të qeverisjes së tyre nuk kanë qenë të suksesshme në pastrimin e territoreve. Disa zona turistike u tejmbushen me plehra, duke qenë jashtë syve të zyrave bashkiake./Monitor’

Natyrisht qe do te deshtoi reforma teritoriale, pasi ne ish komunat qe jane kethyer ne njesi teritoriale, kane te njetin numer punonjesish, qe marrin rrogat kot dhe nuk bejene asnje pune
Interesantja qendron ne faktin se Perse u desh kaq kohe per t’a kuptuar ?
Kesaj i thone : Te n’a rroje Rilindja pa popullit dhe te mires publike vari lesht.
Une jam nje banor nga fshati Zall Bastar i Tiranes, dhe pse 15 km larg, jam mese i bindur se shumica e shqiperise as nuk e ka degjuar ndonjehere kete emer, jo vetem qe do kurseheshin para e do beheshin investime, por totalisht e kunderta, stafi i ish komunes, sot njesia administrative eshte zmadhuar dyfish ne numer punonjesish, te rinjte qe kane ardhur jane komplet nga Tirana, punesim ne zone absolutisht asnji, rruget, kanalizime absolutisht asgje. Kryeministri bredh neper fshatra sikur ka bere pune e z. Veliaj zihet e ben zhurme tek parku sepse nuk e lene banoret te beje pune, ne i themi zoti Veliaj mos u zij fare me ato qytetaret grindavec, eja puno ketu ne Zall Bastar sa te duash bej sa te duash parqe sepse ke pune sa ta heqesh komplet zellin e madh qe ke per pune. Do ju ftoja ju redaksine e nderuar te Gazetes Dita ti harxhonit dy ore nje udhetim e te shihnit katastrofen 30 min larg kryeqytetit, si katastrofat e baldushkut e berzhites e kllojkes etj etj se zotin Veliaj nuk e lene te punoje as atje. Ju faleminderit.