Nga LUMAN H. CAKA
Paska në këtë botë, ndonëse tepër të rrallë, edhe burra të pavdekshëm që kujtohen orë e cast nga pasardhësit. Dritëron ende mes tyre mësuesi i rrallë dibran Sadik Laçi, që la emër në Dibër dhe në Shqipëri. Është krejt e pamundur që në një artikull gazete të vëmë në dukje punën e këtij mësuesi me shkronja të mëdha. Duke shkruar për të ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar.
Sadik Laçi kishte lindur në fshatin Gjurrë-Reç në vitin 1915. Pasi u arsimua dy vjet në vend dhe dy vjet të Firencë të Italisë, punoi në organet e xhandarmërisë shqiptare në disa rrethe të vendit. Por koha tregoi shpejt se ai nuk qe prerë për ushtarak por ishte lindur vetëm për edukator. Pasi zhveshi rrobën ushtarake u gjend në vorbullën e madhe të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ku dha ndihmesën e vet krahas familjarëve dhe farefisit.
Por Sadik laçit i dhanë emër nder dhe krenari puna në arsim që nga viti 1946, kur u hapën shkollat e para, deri në vitin 1973 kur doli në pension. Fillimisht punoi vullnetarisht në Gjurrë-Reç dhe fshatrat rrotull kundër analfabetizmit. Jehona e punës së madhe që bënte në malet e Mirditës mësuesi hero në N. N. Gjoka, ishte ndierë tej e tej edhe në viset ku luftonte me errësirën edhe Sadik Laçi.
Me pasion, gëzim dhe dashuri ai hapi në Gjurrë-Reç të parën shkollë në historinë e fshatit. Regjistroi 44 nxënës mes tyre 15 vajza shumica e tëcilave ishin të fejuara qysh në mituri. Fëmijët kishin një moshë heterogjene nga 7-14 vjeç. Në këtë shkollë u dyndën herë-herë edhe fëmijë nga fshatrat e tjerë ku ende s’kishte shkollë. Fillimisht Sadiku punoi pa rrogë. Nu kishte arsim pedagogjik, por shumë shpejt, Sejfulla Malëshova, ish-ministër i Arsimit urdhëroi ta emëronin mësues definitiv dhe t’i paguhej rroga.
Me entuziazmin që e karakterizonte filloi punë mes pengesave dhe vështirësive. Dërgoi të merrte një bankë nga Zall-Reçi, që sipas saj të bënin bankat për shkollën e Gjurrë-Reçit. Vit pas viti numri i nxënësve arriti në 77. Mësuesit të ri e të vetëm iu desh të jepte mësim me dy dhe katër klasë kolektive. (Se çfarë torture marramendëse është puna me katër klasq kolektive, e dinë vetëm ata që e kanë provuar mbi shpatullat e tyre).
Sikur të mos mjaftonte puna pa orar aq e lodhshme e rraskapitëse me nxënësit, mësuesit i duhej që çdo natë, si një murg të lexonte e të konspektonte nën dritën e pishave e të kandilit literaturë pesagogjike. Studionte për vete që të mësonte të tjerët. Por telashet dhe vështirësit që i dilnin përpara i kalonte me durim i mbrujtur me dashurinë e madhe që kishte për nxënësit dhe profesionin e bukur e të vështirë të edukatorit.
Koha fluturoi. Shkolla e vogël u përtëri, u rinuar dhe nxënësit u rritën nën dritën e saj të mpleksur e bërë një me dashurinë prindërore të mësuesit. Prindërit gëzoheshin që fëmijët e tyre patën fat të kishin mësues një njeri të tillë, energjik, pasionant, të dashur e vizionar si Sadik Laçi.
Si Pestaloci me Komeniusin e Makarenkon, ky mësues autodidakt, që sfidoi profesorët e diplomë, e vuri shkollën në lidhje të vazhdueshme me punën dhe jetën e përditshme. Sot duket e pabesueshme, por është e vërtetë që ky mësues i rrallë kishte një kopësht, një pemëtore dhe një pyll krijuar ngritur nga duart e tij dhe të nxënësve. Prodhimet e kopshtit dhe të pemëtores administroheshin nga një komision i ngritur nga komiteti i prindërve.
Nën shartesat e pemëve i siguronin nxënësit e rritur nga pyjet dhe lëndinat e fshatit. Fillimisht shartonte mësuesi por më pas mësuan të shartonin edhe nxënësit. Çdo nxënës i kishte vënë emrin e vet pemës të cilës i shërbente që nga mbjellja, plehërimi, ujitja dhe deri te krasitja.
Për kopshtin, pemët e hardhitë nxënësit mbanin shënime nën udhëheqjen e mësuesit i cili shkonte në shtëpi vetëm kur binte nata.
Parku i bletëve të shkollës së Sadik Laçit ishte një tjetër mrekulli pa harruar vreshtin e hardhive dhe lulishten krijuar nga lulet që merrte në Peshkopi.
Ishte bërë traditë që në ditë të caktuara nxënësit drekonin në shkollë dhe konsumonin zarzavate e fruta të shkollës si dhe mjaltë. Nga shitjet që bëheshin blinin pajisjet më të domosdoshme për shkollën si librat e nxënësve, radion dhe sidomos uniforma për secilin nxënës. Gramafoni që mësuesi e kishte sjellë nga Italia dhe e kishte vënë në dispozicion të nxënësve, “dolën në pension” ditën që erdhi radjoja me bateri me emrin “Orion”.
Gurrë-Reçi, ku “dielli bie për hatër të Laçit” është fshat i vogël mes malesh, por në kohën e mësuesit në fjalë u bë fshati më i njohur në rreth. Këtu u organizuan seminare, u bënë vizita nga kuadro të sferave të larta ku erdhi dhe kryeministri i njohur Mehmet Shehu. Shumë organe të shtypit lokal dhe atij qëndror botuan shkrime kushtuar përvojës së mësuesit novator Sadik Laçi.
Për 30 vjet me rradhë, si ushtari në pozicion, qëndroi këtu ky mësues i talentuar që bëri dhe la emër në historinë e arsimit dibran dhe kombëtar. Nuk jetoi dhe punoi për nam dhe emër por se kishte lindur si mësues punëtor i dashur për të gjithë në mënyrë të veçantë për nxënësit të cilët i konsideronte si fëmijë të tij.
Doli në pension në vitin 1973 dhe më 1976 iku të shlodhet në përjetësi. Iku më 1 shtator dhe lulet e shkollës nxënësit dhe ish-nxënësit nuk ia çuan dot atje si 30 vite me rradhë. Po atje ku po çlodhet në gjumin pa fund. U mbushën 40 vjet që iku ashtu i mirë, i dashur dhe i bukur si ai. Gjurrë-Reçi po braktiset si kudo në Dibër dhe në Shqipëri. Misioni i këtij fshati përfundoi që kur lindi e rriti mësuesin Sadik Laçi. Emri i këtij fshati këtej e tutje mbetet si një toponim apo shphehje gjeografike.
Sadik Laçi shkoi pa lënë mbrapa asnjë peng sepse jetoi e punoi pa pushim plot energji, sikur nuk do të vdiste kurrë. Ai s’ka pse të kërkojë ta fillojë jetën edhe një herë nga e para, kur nuk ka asnjë punë të mirë pa bërë. Unë i falem kujtimit të tij.

Te jetosh me mbresat e mesuesi Je kryemesues !
NDERIM FIGURAVE te ARRESIMIT ne VITE !
Une vete jam ish mesues dhe kur ndigjoj konsiderata per mesuesit sa mesueset, impresionohem. jetoj me ato vite te mesuesise sa mesuesit e mij, Bashkekohesit e te ndierit sa te paharrurit Sadik Laci.
E pershendes penen e nderuar te autorit shkrimit Z. Luman H. Caka,qe me bindi se ka realizuar ate thenien profetike: “Mesuesi i mire nxjer nxenes me te mire se vetia”. Kjo eshte vertetuar, mesuesit krenohen me aritiet e nxenesve,dale nga duart e tyre.
Si i nderuari Luman dua po nderimit te asj figure vertet per t’u vleresuar( me cuditi citimi se vete i nderuari per kohen Sejfulla Malshova, ka dhene miratimin e tij si mesues, besim te cili Ai,pra Sadik Laci e justifikoi nje jete me punen e tij.
Ndoshta krahasimi nuk perket plotesisht po dua te permend disa mesues te tille, njohur une ne jete,sot 80 vjecar qe duhen permendur sa vleresuar.
Ne vendlindie,te tille te perkushtuar rjeshtoj mesuesit nga ajo krahine si, Kadri, Muharrem e deri pasuesi tyre Abdyl Skenderi, Dy te paret qe para clirimit, si vazhdues te asaj shkolle te pare ne Frasher Hapur qe me 1909-te sa Abdylli pas clirimit deri 1960 -ten ,(padrejtesisht larguar nga mesuesia,po nje jete ai mbeti mesues per ate zone,qe per 5 vjet(me 19551)zhduku analfabetizmin ne disa fshatra te Dangellise.keta pake apo aspsk jane permendur.
Po kaloj ne rrethin e Tiranes, nje jete une mesues e drejtues shkolle(nxenes nga 1948ta e mesues nga 1964)mare mbresa nga mesues te tille si Lumani, te perkushtuar.
mesuesin e pare qe une e quaj krye mesues per mua u be Asllan Hysa, ate hre zv.shef aresim rrethit Tirane, nje jete me te ai detyra te ndryshme drejtim,po besnik i shkolles mbeti nje jete. me te ispektoret Bari Turku, Sami Kalasa nje kryemetodist nje jete ne seksion Sami Alimehmeti, melhemi i komunikimit mesues nxenes, .Manol Mucko, shefi seksionit arresimit sa Xhemil Billali, drejtuesi kutures ato vite ne rreth.Sadete Cuci nje nga drejtoret e shkollave model ne Tirane si ishte gjimnazi “Qemal Stafa”patronazh Zall-Dajtin.
Ne Shengjergj qe ka shume te tille,po po permend me pikantet per mua, njohur ato vite filluar pune atje(1964). I hiqie kapelen gjetur mbresat lene mesuesi, Muharrem Koci,nisur mesuesine nga Martaneshi e deri sa u nda nga jeta,(1964),para kohe ne Shenmeri,qe me te drejte shkoles atij fshati i eshte vene emri. me te kolege nga familia Distafa,nga Shengjergji,i ati,qe pas clirimit do e niste punen ne seksion te arrsimit rrethit, sa me von vete shkon ne vendlindie sa nje jete punoi si mesues i nderuar,sa lene pasardhes sa Dr. e Mesues te nderuar femijet e ti..S Ai, ne ate fshat Mahmut Trimi,Shaqir Shaba, Qemal Mema,apo Sulejman Tusha nga Shegjini me pasues Ibrahim Kamberin ky sot mbi 85 vite,aktivist e ndiere.Ne Shemeri per tu theksuar eshte dhe i ndieri Kalem Kola sa Selim e Xhelal Hoxha.
Po na ate zone ka qene Mustafa Mehidri(Dom)e Ibrahim Biraci me shoke ne Fag.me modelin e musuesit nga Parpuja. Muharrem Roshi(mos gaboj).
Na zonen e Kullojkes sidomos Familia Qamil e Zeqir Tafanit.Ibrahim Biraci ne Fag,me Koco Vlahon ardhur nga Tepelena e bere drejtor model e Qamil Meta ne Selite malit.
Ne Vakumone une me 1965, mare kujtimin e dhimshem sa te paharuar, shkoj te zv, mesuesit e paparaqitur ne deture(mars se ishin shkolla verore) dhe e gjej shkollen te shkaterruar nga dimri…Hoxha i fshatit me kerkesen time sa te Veteranit Qamil Toci,( keshilltaret e fshatit hezitonin tia kerkoni shtepine per shkolle),vuri ne dispozicion shteine e tij(Hoxhe Kycyku), ndjese paste.
Po le te hidhemi ne zonen e thelle te Zall-Dajt e Zall- Bastar-Zal-Mnerit,ku analfabetizmi lene gjurme deri von ani se hapur shkolla e pare ne Shupal.Aty mesues veterane:Selman Muca, Barjam Moqi Hamdi Mancaku, me Xhemal Kocin nga Mojsit,e ne Mnerin e Eper Sali Hida. .
Shumica e sa permendur me siper ndarE nga jeta e mrE konsiderat,po se duhet ndeluar e evidenr=tuar me mire duhet. ne Tirane ka qwnw ne MUZE i Arresimit” hapur me 1985 e fatkeqesisht pas 90tes mbyllur baurokracia e kohes..
me nostalgjine atyre viteve jetoj dhe ketu tej oqeanij ne Toronto te kanadase, ku me “kurojne” 8 shkolla te hapura per mesimin e gjues amtare shqiper vetem ne kete qytet, Faleminderi mesueseve:Nikoleta Kosrandini, Rajmonda dema, Evgjeni Xhakolli Pavlina Muca, Tefta Tahiri, Drita Plana Merita Alushi dhe te pasioniuarit mesues Astrit demalaj.
Faleminderit Luman cakajt bere shkak nxites per te paraqitur, ffigura te shquare te mesuesie ne vite.
Toronto04-10-2016 Guri naimit D.(Dh.Xhoga)