Shkon në 6 numri i të akuzuarve për vrasjen në Sarandë

Elton Tafaruci

Shkon në gjashtë numri i të dyshuarve për vrasjen e Aleksandër Bardhit, 47-vjeçarit nga Shëndelli i Sarandës që u gjet në një kanal më 25 shtator pasi ishte qëlluar me automatik. Gjykata e Sarandës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për dy të rinj, shok me njëri-tjetrin, Dhimitër Cikon, 21 vjeç dhe Amarildo Lamen, 18 vjeç, arrestimi i të cilëve është bërë ditën e shtunë, ndonëse policia nuk e ka bërë publiki.

Dy të rinjtë akuzohen për “vrasje me dashje në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje”. Po të njëjtat burime thonë se po kërkohet një person i 6-të si i përfshirë në vrasje, ndërkohë që 5 të tjerët ndodhen tashmë në paraburgim. Të akuzuar për vrasjen janë edhe 29-vjeçari Fernando (Florin) Deda dhe 15-vjeçari Gjergj Arapi dhe 38-vjeçari Eduard Gjonaj.

Viktima Aleksander Bardhi njihej nga policia si person me precedentë penalë, pasi rezulton të jetë dënuar më parë me 8 vjet heqje lirie, për plagosje të rëndë me dashje, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Mirditë.

47-vjeçari Aleksander Bardhi nuk e ka kryer dënimin, pasi duke qenë në kërkim, nuk është kapur nga policia dhe me vendim të Gjykatës së Lezhës në vitin 2011, i është parashkruar dënimi. Parashkrimi i dënimit konsiston në atë së për shkak të kalimit të afatit, i cili është paraparë me ligj, nuk mund të ndërmerret ndjekja penale dhe personit nuk mund ti shqiptohet dënimi për vepren penale që ka kryer.

viktima Aleksander Bardhi
viktima Aleksander Bardhi

Aleksandër Bardhi eshte vëllai i Petrit Bardhit, ish-­kryeplak i Shëndellisë dhe ish­-administrator i Kaçinarit në Mirditë. Petriti dhe vëllai tjetër i tyre Florian Bardhi njihen si persona që kanë pasur probleme me ligjin, kohë më parë ata janë arrestuar për trafik lëndësh narkotike.

Një sasi e madhe droge, prej 424 kg kanabis u gjet në banesën e tyre në Sarandë, e cila dyshohet se kishte si denstinacion Greqinë.

Petrit Bardhi rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në maj të vitit 2015 Petrit Bardhi u ndalua në Tiranë pasi iu gjet një pistoletë, por më vonë u vërtetua se ai kishte leje për mbajtjen e armës.

Ndërsa në vitin 2013 kur mbante postin e kryetarit të komunës së Kaçinarit ai pati një përplasje me armë me policinë. Madje, Petrit Bardhi u lirua nga burgu me pretendimin se “gërhiste shumë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *