Sondazhet e fundit të publikuara nga mediet greke, kanë treguar se popullariteti i kryeministri grek Aleksis Tsipras, ka pësuar një rënie drastike.
Në kuota rekord, 90% ka rezultuar pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë Tsipras.
Në një gjetje interesante, më shumë se 70% e atyre që votuan SYRIZA-n në zgjedhjet e vitit të kaluar, shprehen se janë të pakënaqur nga performanca e qeverisë.
Ndërsa gati gjysma e votuesve të SYRIZA-s vlerësojnë se qeveria Tsipra-s nuk mund të ofrojë gjë për vendin.
I ardhur në pushtet me premtimin për t’i dhënë fund politikës së shtrëngesës, Aleksis Tsipras ka zbatuar masa edhe më të ashpra që burojnë nga marrëveshja e Greqisë me kreditorët.
Pakënaqësisë masive ndaj këtyre masave i është shtuar edhe indinjata për reagimin drastik të autoriteteve ndaj protestuesve.
Në një akt që vlerësohet se kapërceu çdo cak, policia përdori gaz lotsjellës ndaj 1.500 pensionistëve që protestuan të hënën kundër reduktimeve të reja në pensionet e tyre.
