Nëse i keni frikë avionët mos e shihni këtë foto

Ornela

Të hënën, një avioni i kompanisë islandeze WOW u godit nga një rrufe gjatë fluturimit, pak momente pasi u ngrit nga aeroporti i Keflavik. Fotot spektakolare të këtij fenomeni pa dyshim që mund të rrisin numrin e personave që vuajnë nga aerofobia.

Fotoja që është publikuar nga Flighteadar 24 në Twitter, tregon momentin kur vetëtima kalon përmes avionit dhe përplaset në tokë.  Pavarësisht se sa i frikshëm mund të duket ky incident, bëhet fjalë për një dukuri mjaft të zakonshme.

Mesatarisht një avion pëson një herë në dy vjet goditje elektrike nga rrufetë, sipas një analize të realizuar nga e përditshmja britanike “The Telegraph”.

Edhe pse ky fenomen mund të shkaktojë dëme në pjesën e jashtme të avionit dhe alterime të vogla të sistemit elektrik, në përgjithësi nuk kuptohet nga pasagjerët.

Dizenjot aktuale kanë mbrojte shtesë për serbatorin, komponentët mekanikë dhe sistemet elektronike të avionit. Megjithatë ekzistojnë edhe raste kur stuhitë kanë shkaktuar tragjedi ajrore.

Kështu në vitin 1967 një avion i kompanisë zvicerane Globe Air pësoi një aksident për shkak të kushteve të këqija klimatike duke shkaktuar vdekjen e 126 personave në bord.

Gjithashtu në vitin 2014 një avion i vogël u godit nga një vetëtimë në Indonezi duke provokuar rrëzimin e tij dhe vdekjen e katër personave.

DITA

 

 

ct1pmz0xgaamohm

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *