Ambasada Amerikane njofton qytetarët shqiptar se sot nisin regjistrimet e reja për Lotarinë Amerikane DV-2018. Në njoftim paraqiten edhe hapat që duhet të ndiqen.
“Regjistrimet për Lotarinë DV-2018 fillojnë sot në orën 18:00 dhe mbyllen më datë 7 Nëntor 2016, ora 18:00. Para se të regjistroheni, lutemi lexoni udhëzimet këtu:http://photos.state.gov/libraries/a… për të parë nëse jeni i kualifikuar për t’u regjistruar, si dhe për të shmangur gabimet në regjistrim, të cilat mund t’ju penalizojnë më vonë. Përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit, me përmasa 600×600 piksel me sfond të bardhë. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.
Ju mund të aplikoni vetëm tek http://dvlottery.state.gov/ gjatë kësaj periudhe. Ju mund të shikoni edhe këtë video në anglisht se si të aplikoni: https://www.youtube.com/watch?v=tOQ…. Suksese! Lotaria DV-2017 – Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu:https://albanian.tirana.usembassy.gov/… nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin.
Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 vazhdon që prej datës 3 Maj 2016 deri më 30 shator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisëhttp://dvlottery.state.gov/esc. Mbani mend, Departamenti i Shtetit nuk do u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me email. Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është vetëm për t’ju udhëzuar që të hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov ku do të gjeni udhëzime specifike për çështjen tuaj. Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk ju kemi thënë më lart, injorojeni atë, është një mashtrim.
