FOTOT/ Çfarë fshihet brenda Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar

Dita

Ka çelur dyert në Korçë Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, “një trashëgimi e vyer e cila u shpëtua nga rrënimi i harresës 25 vjeçare dhe sot është në dispozicion të publikut; një thesar i dëmtuar rëndë në vitet e harresës dhe sot i mbrojtur në kushte optimale bashkëkohore si të çdo muzeu në Europë”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

“Një koleksion fantastik, padyshim më i madhi që është i mbledhur në një muze të vetëm për Artin Bizantin në rajonin tonë, por mbase edhe në Europë (për shkak të vetë historisë tragjike të fesë në Shqipëri, ku mijëra vepra të tilla dolën nga muret e kishave për të kaluar ferrin komunist dhe purgatorin e tranzicionit, përpara se sa të riktheheshin nën driten e vëmendjes e të respektit të shtetit për vlerën e jashtëzakonshme që bartin).

150 veprat e punuara nga një numër i madh piktorësh, ikonografë dhe freskografë, që kanë lënë gjurmët e tyre të ndritura në historinë e kulturës e të artit të këtij vendi, një ndër ta edhe Onufri i Madh, si edhe 250 objektet dhe ikonat që ekspozohen për herë të parë në këtë Muzeum të Ri, e japin të plotë dimensionin e raportit tonë si shtet me trashëgiminë kulturore; si pjesë e pandashme e misionit tonë për të rilindur Shqipërinë.

Sot asnjë monument, asnjë objekt, asnjë koleksion, asnjë vendbanim tradicional nuk rrezikon më të zhduket dhe nuk është më i kërcënuar nga harresa rrënuese. Në keta 3 vjet është bërë për Trashëgiminë Kulturore, sa nuk është bërë në 20 e kusur vite të shkuara të mbledhura së bashku. Kjo punë padyshim jo thjesht po e sjell shtetin në vete në raport me këtë pasuri të paçmueshme, por po e bën këtë pjesë të pandashme të rrugës së zhvillimit ekonomik e social, ku rezultatet po shihen në impaktin e rritur të trashëgimisë mbi zhvillimin turistik të Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.

1 3 5 6 7 14516471_10154069107511523_5722521501650168824_n 14463192_10154069107616523_2293245492912404685_n 14519861_10154069107366523_2514275113785793178_n14563408_10154069106126523_3966305842559525801_n 14502868_10154069106106523_1218346867730947317_n

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *