Ambasadorët e SHBA dhe BE po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë Edi Rama në Kryeministri
Më herët Donald Lu dhe Romana Vlahutin u takuan me kreun e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj në Kryesinë e Kuvendit.
Zhvillimet vinë një ditë para seancës plenare ku do të votohet paketa e 6 ligjeve për reformën.
PD ka dhënë konsensusin vetëm për ligjin e SPAK. Ndërkohë demokratët depozituan sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ankimim të ligjit të vettingut.

E po ti thuash kryeministrit te vendit tend shef, vetem ne gazetat Shqiptare ndodh!