Për herë të parë në historinë e futbollit, në një ndeshje u dha kartoni i gjelbër.
Në botën e futbollit kartoni i verdhë dhe i kuq janë mënyra e vetme ndëshkuese për lojtarët gjatë takimit, ndërsa për herë të parë u tregua edhe kartoni i gjelbër në ligën e dytë italiane, Seria B.
Kartonin e gjelbër jepet per futbollistin që gjatë ndeshjes ka qenë më i disiplinuari dhe “Fair Play” dhe për herë të parë atë e ka marrë Cristian Galanos i skuadrës së Vicenza-s.
Gjatë ndeshjes ndaj Virtus Entelle ai pranoi se asistenti i gjyqtarit kishte gabuar kur i dha skuadrës së tij një goditje nga këndi në mënyrë të gabuar.
