Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, ja disa nga 11 vendimet e pritshme

redaktor

Këshilli Bashkiak i Tiranës zhvillon ditën e premte, 7 tetor 2016 në orën 11:00 mbledhjen e radhës.

Sipas rendit të ditës pritet të kalojnë 11 vendime.

Njëra prej tyre ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të pallateve të bllokuara në Tiranë se kanë shkelur lejet e ndërtimit e si pasojë nuk janë të regjistruara. Ato do të marrin një certifikatë përdorimi në bashki, që do t’u hapë rrugën hipotekimit të tyre.

Bashkia do të detajojë me urdhër procedurën dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin në bashki të gjitha subjektet e interesuara.

Këshilli Bashkiak ndërkohë do të shqyrtojë më 7 tetor, procedurën si do të veprojë Bashkia për pajisjen me certifikatë përdorimi qytetarëve, të cilët prej vitesh edhe pse kanë blerë pronën, nuk kanë të drejtë ta shesin apo tjetërsojnë atë.

Vendime të tjera kanë të bëjnë edhe për dhënien me qera të banesa ndaj shtresave në nevojë dhe rregullimin e tregut të licencave për taksitë.

Gjithashtu në rendin e ditës do të jetë edhe dhënia me qera e ish-parkut të transporteve për parkim shoqërisë “Eco Tirana”, buxheti afatmesëm 2016-2018 si dhe vendime të tjera.

1

Share This Article
1 Comment
  • Po kete te plehrave te Eko mafies e pritet me gezim me siguri. Tani do ti keni plehrat brenda ne Kandaharin e quajtur kryeqytet. Jo vetem por eshte spektakolare vjedhjae prones qe u behet pronareve te ligjshem duken shkelur cdo te drejte themelore mbi te cilen bazohet nje shtet demokratik. Po tashme ne jemi ne nje shtet kleptokratik ku nuk respektohen as rregulla e as ligje ku shteti e pushteti jane kthyer ne banda me licence per te grabitur cdo gje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *