Ja kush do të gjykojë Lihtenshtejn–Shqipëri

Ornela

 

Ditën e djeshme, UEFA ka përcaktuar edhe trupat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e radhës kualifikuese.

Për takimin midis Lihtenshteinit dhe Shqipërisë, është përcaktuar një katërshe gjyqtarësh nga Hungaria. Tamas Bonjar do të jetë kryesori i takimit të radhës për kuqezinjtë.

Asistentë të tij do të jenë Vensel Toth dhe Zsolt Varga, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Ferenc Karako. Bonjar është i datëlindjes 18 nëntor 1978, i lindur në Sarvar të Hungarisë.

Profesioni i tij është menaxher. Bonjar është bërë arbitër i FIFA-s në vitin 2009. Që nga viti 2006, ai është bërë pjesë e gjyqtarëve të ligës së parë hungareze.

Karriera e tij me bilbil ka nisur në vitin 1995 dhe në vitin 2001 është bërë gjyqtar profesionist në kampionatin letonez.

Pas katër vitesh me performancë pozitive, është bërë pjesë e ligës hungareze dhe që nga ajo periudhë ai është pjesë e kastës prej 12 gjyqtarësh profesionistë që drejtojnë në ligën e këtij vendi.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *