Largohet nga PS edhe Hafizi. Detajet e organizimit të partisë së re të Blushit

Dita

Pak ditë pasi zyrtarizoi largimin nga PS Ben Blushi, një tjetër deputete ka lajmëruar divorcin nga selia rozë.

Ajo është Mimoza Hafizi, e cila edhe më herët ka dalë në mbështetje të Blushit, i cili ka kritikuar qeverinë dhe partinë ku bënte pjesë.

Ka qenë vetë deputetja Hafizi e cila ka konfirmuar këtë fakt për mediat pas takimit që deputeti Blushi organizoi me bashkëpunëtorët e tij për krijimin e një partie të re.

Burime nga brenda takimit bëjnë të ditur se partia do të jetë e qendrës dhe një nga hapat e parë do të jetë dhe afrimi i figurave të njohura.

Partia e Blushit do të konfirmohet në datën 10 nëntor, ndërkohë që mësohet se emri i Partisë do të zgjidhet pas konsultimeve kolektive. Statuti i Partisë së Blushit do të quhet “Libri i Rregullave”. Ndërsa kryesia do të quhet “Berthama” dhe do të perbehet nga 21 anëtarë, të cilët do të zgjidhen pas zgjedhjeve nëpër rrethe.

Funksionimi i Partisë së Blushit do të jetë në bazë të organizimit kapilar, nga baza ose anëtarësia që do të quhet “Forum” deri tek Kryetari.

Kryetarët nëpër rrethe nuk do të kenë më shumë se dy mandate.

Një nga emrat e parë që i janë bashkuar Partisë së Blushit do të jetë tenori Agim Hushi, i cili së fundmi hodhi kandidaturën për drejtues të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Share This Article
10 Comments
  • Pse i harrove problemet e medha qe ka Shkodra z.Mimoza ,
    Me Blushin nuk keni shans te vini me ne pushtet , apo doni te bashkoheni me vizionarin Fahri Balliu .
    Deputeti duhet te shikoje interesat e zgjedhesve e jo te tijat .

  • Parti e qëndrës…….si ka mundësi ….ky e kritikonte Ramën nga pozita të majta….pra ja ku doli e vërteta ..
    Drama është gracka
    Ku shpirti i mbretit kapet si laraska
    Një përkthim mjeshtëror i Nolit tek Hamleti…Dhe Blushi , shkrimtari ynë politikan ,u zbulua se nuk i bëhet vonë për shumicën e varfër , por për xhepin e tij të djathtë , për grupin e tij oligarkik që lufton thjeshtë për pushtet .
    Ke nevojë të lexosh Shekspirin për të kuptuar vetvehten i dashuri ynë Blush ,..drama mbaroi , fillon komedia…

  • Ju bythelepiresit e Rames mund te thoni cfare te doni, por si i behet qe nga PS largohen intelektuale, dhe prurjet e reja jane o trafikante injorante qe kane bere lekë me pislliqe, o aguridhe tip Spiropali, Veliaj, Fuga, Ekonomi…?

  • Keta s’dine si do quhet partia, po kryesine do e quajtkan Berthame me 21 veta, statuti do quhet Liber rregullash(pse jo Rregullore?!), baza do quhet Forum…Ore, mos po themelon Fejsbukun ky, hahahaaa. Hajde se me shaka e kam, te na rroje partia e re dhe per mot ndonje borokoc mashkull. Kalojani Topit qe s’e ngjeu as me gjysme deputet. Partia eshte si lokali o Blush, do rrish ta mbash hapur edhe kur s’te hyn kush ne dere. Po pate durim te zbardh para kohe, shiko Edin qe duket qysh tani me i thinjur se Ismail Qemali, Meta eshte zbardhur nga baluket sikur te jete moshatar me Donald Trampin. C’te duhet ky sport o lum miku, se edhe Beppe Grillos po i digjet byreku nga poshte e nga lart.

  • Shushica , pse i majte eshte Rama i jot . Pyete zyshen e fillores , ke pefaqeson Rama. Pa le e paske lexuar shekspirin bravo.. Nuk e njoh Blushin por Ps PD e LSI i njoh ,bile shume mire . Akama nuk e ke kuptuar qe nuk kane ndryshim ne programet e tyre .Kane gllaberuar dhe ndare midis tyre monopolet , korrupsioni , urrejtja patollogjike kunder pronarit e tj . Me shpjego te lutem o shushica, me qe e permend te majten , me verteto cfare ka bere rama deri tani per kete shtrese ..Jemi keshtu ne kete mjerim, se ka shume njerez si ty ,ose je ushtari i ripjelljes.. Por do te keshilloja e te hapja syte , Ti do i njofesh e do i provosh te majtet ose te qendres ose te djathtet , atehere , kur keta te jene kundershtare ndermjet tyre ,Se fatkejtesisht per ty e per ne , keta hane ne nje canak ,………….. e kurse per Z Blushi e Z Hafizi keta jane vertete kundershtare , kondra ketyre neokomunisteve te 25 viteve. dhe une familjarisht do votoj neser per to.

  • …..Largimi nga PS-ja i Blushit ,dhe Havizit padyshim në thelbë qëndron lodhja nga kriza e brendëshme që kanë këto “atëdhetar “për pushtet dhe para ,nuk u mjafton pagesa e “thjeshtë ” e deputetit parlamentit prej 3 milijon lekësh që paguan populli për një deputet në muajë ,pa pagesa në komisione parlamentare ,dhe librat të shitura si rezultat i shkrimit tyre në orarë të punës deputetit dhe në sallën e parlamentit.!
    ….Ne dhe tërë Populli i ka ndjekur veprimtarinë e B.Blushit si ishë ministër ,si politikan dhe si funksionar i PS-së ,apo tani si deputet me vrejtjet pa fundë ndaj P.S-së dhe qeverisjes së E.R ,pa folur për gabimet dembelizmin e mos angazhimet e tijë në kryesi të PS-së ,pa pranuar përgjegjësitë e sinqera të tijë në komunikim me njëri tjetrin si faktor i rëndësishëm për të krijuar besimin e ndërsjelltë me E.Ramën .
    ……Përkundrazi ruajtja e atijë dinjiteti të shtirë si shkrimtar që në faktë s’është gjë tjetër veçëse kapadaillëk me barrjera mosbesimi jo vetëm të mardhanjeve midisë politikanve socialist ,por edhe me mardhanje të Benit dhe Havizit me opinjonin publik dhe votuesit në zonat e tyre në SHkodër dhe Elbasan.
    ….Kam lexuar e dëgjuar me dhjetra intervista të B.Blushit dhe M.Hafizit si punë fushate kundër E.Ramës por asgjë serjoze nuk na ka mbetur në mendje si akt i vërtetë serjoze për të krijuar një parti të re ” lista” !,veçë egove të sëmura e kapriçove për pushtet e pasuri personale ,që shqipëria nuk vuan nga kjo gjë se politikanët i ka me bollëk .
    …….Nga kjo parti e re vetëm shikoi shtërngimin më shumë te litarit në fytë të popullit ,jo zgjidhje të halleve të shumta.
    …….Kjo aventurë e B.Blushit dhe M.Hafizit është ngopje, tallje e degjenerim i mëtejshëm i kësaj klase politike ku sejcili kërkon të jetë në krye të vendit.kjo vjen nga ngopja me pushtetin dhe paranë për 26 vjet tallje e diskreminim i popullit.,kur populli vuan për bukën e gojës,këta janë deputet që pasurohen në kohë krizashë e mortjesh.

  • Pse lodheni te kuptoni se cfare partie do jete .Dihet se kush eshte Blushi dhe se cfare prodhon nje Vllehe .Pas Blushit eshte shoku i ngushte i Saliut .Te dy sebashku duan me cdo kushte te ruajne pozicjonet ne politiken shqiptare .
    Zgjedhjet e 2017 shkaterrojne perfundimishte bishtat qe dalin nga konfliktet braenda partive politike .

  • Pse lodheni te kuptoni se cfare partie do jete .Dihet se kush eshte Blushi dhe se cfare prodhon nje Vllehe .Pas Blushit eshte shoku i ngushte i Saliut .Te dy sebashku duan me cdo kushte te ruajne pozicjonet ne politiken shqiptare .
    Zgjedhjet e 2017 shkaterrojne perfundimishte bishtat qe dalin nga konfliktet brenda partive politike .

  • Pa vene ne dyshim vlerat intelektuale te zHafizi e Blushit,
    mendoj se ikja nga te tute pas nje lufte brenda llojit nuk eshte shume domethenese persilindo qe mendon se eshte ndryshe deri edhe per te qene LIDER.
    si PSdhe PD jane pasuri kombetare dhe nuk jane as EDI dhe as SALIU.
    E si te tilla kane edhe nje histori suksesi dhe deshtimesh.Por te identifikohesh si Lider i nje force politike …kemi parasysh EDIN …nuk ishte nje rastesi
    ka kryer nje sere “aventurash” mbreselenese per t’u identifikuar dhe kete me te kundert e tij si edhe brenda llojit me pak.Por jo pak po te pakten 20vjet.Po ju?
    A nuk ju mjafton Luli kryetar …”defakto apo dejure”???? dhe i zgjedhur.
    Harrojeni edhe per nje ligjeslature…Edi eshte shprese e madhe AKOMA pamvaresisht veshtiresive qe po has.

  • Ne fakt Shqiperise se tejlodhur nga krizat e pafundeta duhej gjetur nje zgjidhje per ta shpetuar e kete me ne fund e gjeten “kinezet” miq qe menduan te shtojne edhe ca Partiçka te tjera e e per te bere hapin e pare u zgjodh Beni”ecen vet”!Gjithekujt i kujtohet dalja ne skene e nje fare Kreshnik Spahiut(pjelle e memes ulkonje per te minuar fitoren e PS ne 2013 e tille eshte edhe kjo partiçke per te minuar serisht fitroren e 2017!Ja pra perse i duhen te tille gure peshash ketij vendi qe vetem prostitucioni politik nuk i mungon !Kur deklaron se do te therase te gjithe figurat e njohura e ka fjalen per xhaketat e kthyera si pianeci Nano e Gjep Mejdani.Hajd pra B(l)ush na prij se votat tash na i rinumeron perseri Arvizu i ardhur enkas per te krijuar partiçka qe prodhojne “Burra shteti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *