Ishte një ditë vjeshte me diell, ekzaktësisht 17 vjet më parë, kur Pam Warren pa nga qielli dhe po priste që të udhëtonte me tren drejt Londrës dhe mendoi :-“Jam me fat që jam gjallë”. Ajo nuk e kuptoi se sa profetik ishte mendimin i saj. Pas një ore, ajo mezi i mbijetoi përplasjes së trenit Paddington dhe u bë simboli i frikshëm të aksidentit të trenit me maskën e saj të fytyrës. Gruaja e mbante atë për të fshehur dëmtimet që kishte marrë në fytyrë nga plagët.
Pam vuajti nga djegia e fytyrës dhe trupit kur treni ishte duke udhëtuar nga Londra dhe u përplas kokë më kokë me një tren tjetër, pasi humbi sinjalin e kuq. 31 njerëz vdiqën dhe 227 u plagosën, përfshi këtu edhe Pam, e cila atëherë ishte 32 vjeçe, e cila po kthehej pas një trajnimi si këshilltare finance.
Tani që është 49 vjeçe, ajo ka kujtuar atë ditë të tmerrshme të tetorit 1990, për prezantuesin e emisionit Aled Jones në BBC dhe që do të shfaqet me rastin e 17 vjetorin e përplasjes. Pam është kthyer në vendin e ngjarjes.
Ajo tha se ka qëndruar në gjendje kome për më shumë se tre ditë dhe mjekët i kishin dhënë shumë pak shpresë për të jetuar. Pasi doli nga spitali, Pam mbante një maskë në fytyrë, për rreth 23 orë në ditë, për të mbyllur plagët e marra. Këtë rit e ka kryer për rreth 18 muaj.
