Një ditë pas asgjësimit të 10.600 bimëve kanabis në fshatin Myz, të Matit, policia ka ndaluar një person. Bëhet fjalë për Nexhmije Shehi, 48 vjeç, bashkëshortja e Fatmir Shehi. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se është autori i mbjelljes së kanabisit.
Në shtëpinë e tyre në njërën nga dhomat u gjet një sasi lënde narkotike, në formë boçeje, në proces tharje, me peshë rreth 2 kg.

Gjithashtu në afërsi të vendit ku u gjetën të kultivuara 10600 bimët e kanabisit, është gjetur i braktisur një automjet tip “Toyota”, me targa AA 598 AM.
Nga verifikimi në sistem rezultoi se këto targa nuk i përkasin këtij mjeti i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
