Arrest me burg për bashkëpunëtorin në masakrën e Shkodrës

Elton Tafaruci

Gjykata e Shkodrës jep arrest me burg për Marçel Shpijatin, 26 vjeç, të arrestuarin si bashkëpuëntor në masakrën e 3 tetorit në Dajç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona ndërsa u plagosën 4 të tjerë

Pritet të dalë në gjykatë dhe i dyshuari si autori kryesor i këtij krimi, Miklovan Parubi.

Ndaj dy të arrestuarve është ngritur akuza Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79, 22, 278/3, dhe 25, të Kodit Penal . 

Plot 38 gezhoja automatiku u sekuestruan në lokalin ku u krye masakra.

Parubit iu sekuestrua dhe një armë zjarri automatike, model 56, me një karikator me 25 fishekë, ndërsa në banesë i’u gjet 1 483 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Motivi i ngjarjes është një koflikt për motive të dobëta (dyshohet gjatë një loje pokeri) para ngjarjes por shtetasi Miklovan Parubi njihet në zonë me probleme emocionale të pakontrolluara dhe gjendje të rënduar psikologjike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *