Situata në KQZ, Arvizu: Do flasim për pak ditë, nuk do zhgënjeheni

redaktor

Ndërsa dita e zgjedhjeve afrohet gjithnjë e më shumë dhe KQZ vijon të ketë 3 anëtarë më pak, ambasadori amerikan paralajmëron një reagim të fortë. Aleksandër Arvizu thotë se në ditët në vijim SHBA do të bëjë publike pozicionet jo vetëm për KQZ-në, por dhe klimën politike parazgjedhore në tërësi.

“Prisni në ditët e javët e ardhshme. Besoj se nuk do të zhgënjeheni”- tha amabsadori Arvizu.

Të tjera zhvillime për zgjedhjet  do të shënohen në ditët në vijim pas mbërritjes së misionit të ODIHR që do të monitorojë 23 qershorin. Amerikania Conny B. McCormack e cila do të hartojë raportin vlerësues për parlamentaret në Shqipëri së bashku me delegacionin e saj do të mbajë një konferencë të enjten në orën 15:00.

I përbërë nga 15 ekspertë ky misioni i ODIHR do të verifikojë së pari saktësinë e listave të votuesve për të cilat opozita ka shumë ankesa për dublime. Por në qendër të vëmendjes mbetet edhe mënyra si po funksionon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky i fundit mbyll këtë të enjte pranimin ose jo të listave të kandidatëve të partive.

Share This Article
8 Comments
  • Saliu do beje te pamunderen per te mbajtur pushtetin.Prandaj duhej folur fort dhe me fort per tja bere te qarte njehere e mire dhe pa asnje ekujvok se po vuri dore mbi zgjedhjet do te pergjigjet deri ne nje jo vetem nga shqiptaret por edhe nga nderkomtaret. Pergjigja do te jete ndjekje penale dhe kesaj rradhe jo I mbrojtur nga koligjialiteti I ndonje organi si Komisioni qendror por drejtperdrejt I tij.Te gjithe nderkomtaret ja kane bere te qarte, individualisht por edhe ne grup.

  • E vetmja shprese qe kane “demokratet” e PD jane manipulimi qe po pregatit Min.Brendeshme me listat. PD (perjashto vitin ’92) asnjehere nuk ka fituar zgjedhje. Cdo shqiptar me shkolle te larte, po ta kishe vene k/min do ta bente me mire se SRB.

  • Amerika nuk lejon saliun dhe salillaret te manipulojne zgjedhjet,populli shqiptar ka besim te amerika .Amerika e do shqiperine.Amerika do te vendosi drejtesine ne Shqiperi

  • Berishes duhet ti dergoni te njejtin mesazh qe i derguat Gedafit,Mubarakut e Asadit. Berisha ik.

  • Z, Ambasador!
    Realiteti i berishes tashme eshte shume i qarte.
    Menyrat se si ai tenton te vjedhe zgjedhjet Berisha , opozita i ka denoncuar.
    Ne keto momente ka ikur koha vetem e konstatimeve . Duhet veprim.
    Ju i nderuar z. Ambasador na bete thirrje ne shqiptareve me te famshmen “Act now “ Dhe shqiptaret vepruan dhe veprojne ne menyren me demokratike per nje Rilindja dhe kalim nga auto-kracia në demokraci.
    Juve ,besoj ,tanime e keni te qarte se Berisha , eshte perfaqesues i te gjitha institucioneve ne Shqiperi.
    Edhe buken e gojes se kalamajve e pret Berisha, ne se nuk i dalin ne mitingje. Vetem Opozita i ka mbetur jashte kontrollit me gjithe perbaltjen dhe shantazhet qe i ka bere dhe po i ben.
    Prandaj tani eshte koha Juaj qe te veproni me mekanizmat tuaja ligjore , pa nderhyre ne punet e brendeshme te Berishes, ne nje kohe sa me te shpejt , per te parandaluar ate qe projekton Berisha : Destabilizimin e vendit si ne 1996.
    Act today only, tomorrow is too late.
    Shqiptaret mikun e mire e duan kur jane ne rrezik. Dhe Ju pa dyshim jeni nje mik i mire.

  • Z. Ambasador Arvizu, nuk kemi cfare te presim ne ditet dhe javet e ardheshme, kjo pritje me nje kriminel perj 23 vitesh duhet te marre fund, prandaj jeni ketu qe, KY BURRI I SHTETIT te marre hakun qe i takon si kriminel , vrases, hajdut pronash, fondesh e votash. Cdo vonese ne vendimet tuaja qe perfaqesoni Qeverine Amerikane eshte oksigjen per kete diktator mik i milloshevicit, Kadafit, Ben Aliut etj, etj. Ndihmojeni Popullin Shqiptar qe eshte me bindje pro Evropiano Perendimor dhe pro U.S.A.

  • Z. Arvizu, eshte rast unik ne bote qe nje diktator si Sali Bisha, nxjerr ne pension te parakoshem nje ambasador dhe ky i bie te jete amerikani John Withers i II. Mos e perkedhelni me se bisha eshte egersire dhe nuk njeh as sovranin popull qe po e shtyp dhe vret. Nuk ka cfare te beje me, eshte bere si Qen pa dhembe dhe vetem leh e cpif per kedo e per cda gje.

  • Nje lajm i mire.Mendoj se Amerika do ndihmoje qe te ritet besimi i munguar ne zgjedhjet e lira.Kjo eshtee pritshmeria.Nuk besoj se do ti lene gjerat te dalin jashte kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *