Një hetim për Bankers që nuk përfundoi dhe Institutet shkencore të shtetit që gënjejnë shtetin

redaktor

Në vitin 2012 prokuroria e Fierit nisi një hetim për “tërmetet” në zonën ku operon Bankers pasi u raportuan dy lëkundje në këto zona të ndodhura në datat 16-17 Qershor 2012.

Prokuroria e Fierit iu drejtia Institutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë. I kërkonte Institutit thellësinë në të cilën ishte epiqendra e lëkundjes.

Në korrik të 2012-s, Instituti kthen përgjigje dhe thotë se thellësia ku ishte shkaktuar lëkundja ishte rreth 28-35 kilometra në thellësi të tokës. Kjo ishte një thellësi e cila nuk mund të ishte shkaktuar në asnjë mënyrë nga dora e njeriut, pasi kompanitë e naftës nuk operojnë në këtë thellësi kaq të madhe.

Por….kjo përgjigje e Institutit, pak muaj më vonë rezultoi një bllof.

Në fillim të vitit 2013, prokuroria i kërkon Institutit që të specifikonte dhe shkaqet e lëkundjeve dhe ndër të tjera i kërkonte Institutit që të tregonte se me cilën metodologji arriti të zbulonte thellësinë e epiqendrës së këtyre tërmeteve.

Përgjigja e dytë e ardhur prej Institutit, rezultoi surprizë e vërtetë për prokurorinë. Instituti në përgjigjen e detajuar sqaronte se thellësia prej 28-35 kilometrash e dhënë në shkresën e parë nuk ishte thellësia e saktë. Sipas Institutit thellësia e vërtetë e epiqendrës së tërmetit, objekt hetimi ishte 1 kilometër dhe 5 kilometra.

Diferenca flet vetë. “Bankers Petroleum” ushtron aktivitet në këto thellësi për nxjerrjen e naftës.

Prokuroria i kërkoi Institutit dhe shkaqet dhe interpretimin shkencor se përse kishin ndodhur këto lëkundje, por Instituti këtë të dhënë nuk e ofroi.

Oshilacionet që ka shfaqur Instituti në përgjigjet e veta, kanë bërë hetuesit të dyshojnë se ky Institut shtetëror, mund të jetë i motivuar në fshehjen e së vërtetës dhe në favorizimin e kompanisë koncesionare private të naftës “Bankers Petroleum”.

DITA raportoi filimisht për këto hetime në gusht 2013. Më poshtë, pjesë nga relacioni i Prokurorisë:

 

*****************

Lëkundjet në Patos-Marinëz, pjesë nga relacioni i prokurorisë:

Në qershor të vitit 2012, Prokuroria e Fierit ka qenë duke zhvilluar hetime për “shkatërrim prone dhe zjarr-vënie të qëllimshme” në dëm të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”, e cila operon në zonën e Zharrzës dhe Patos-Marinëz në Fier.

Për këtë ngjarje u arrestuan dy persona. Gjatë hetimeve mbi këtë rast, prokuroria e Fierit shqyrtoi edhe disa ankesa të banorëve të zonës për shpërthime nëntokësore, të cilat kishin dëmtuar banesat e tyre dhe që, sipas qytetarëve, e kishin prejardhjen nga veprimet e kompanisë “Bankers Petroleum” në nëntokën e kësaj zone.

Fillimisht, këto dy çështje u trajtuan së bashku dhe, ndër veprimet hetimore, u kërkua ekspertizë nga Instituti i Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) Tiranë për shpërthime të ndodhura në datat 16 dhe 17 Qershor 2012, për burimin e lëvizjeje të tokës, kohë për të cilën banorët kishin shfaqur ankesat e tyre. Në datë 19.7.2012, Instituti kthen përgjigje, në të cilën vë në dijeni Prokurorinë se lëvizjet e tokës në datat 16 dhe 17 Qershor kanë burim “tektonik”, pasi kanë ndodhur në thellësi 28 dhe 36 kilometra nën tokë, pra pranohet shkencërisht se tronditjet e tokës kanë qenë tektonike (tërmete) të cilat kanë ndodhur dy ditë rresht (16-17 qershor 2012) pothuajse në të njëjtën orë ( dt. 16 në orën 3.47 të mëngjesit dhe dt. 17 në orën 4.00 të mëngjesit).

Kopertinë e DITA-s 26 gusht 2013
Kopertinë e DITA-s 26 gusht 2013

Duke qenë se çështja shkatërrimit të pronës së Bankers Petroleum po ecte me ritme të më të shpejta se sa dyshimi për dëmtimin e pronës të banorëve të zonës nga veprime të kompanisë së naftës, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier vendosin ndarjen e kësaj çështjeje;

1-    Shkatërrimin e pronës, me dy të arrestuar, të cilët më pas kanë marrë edhe dënimin nga gjykata

2-    Dëmtimin e pronës, të dyshuara si të prejardhura nga veprimtaria e kompanisë “Bankers Petroleum”.

Për efekt të ndarjes së veprës dhe fillimit të hetimeve të reja, kësaj here veçmas, Prokuroria e Fierit kërkon sërish informacion nga Instituti i Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) për shpërthimet në datat 16-17 qershor 2012, ku kërkohet specifikisht edhe thellësia e lëvizjes dhe arsyeja. Në shkresën me datë 12.03.2013, Instituti kthen përgjigje se, në datat 16 dhe 17 qershor 2013, lëvizjet kanë ndodhur në thellësi, përkatësisht në dt. 16.6.2012 në thellësinë 11 kilometra dhe në dt.17.6.2012 dy lëvizje në thellësinë 1 dhe 5 kilometra, ndërkohë që nuk përcaktohet shkaku i tyre.

Pra, ndërmjet dy shkresave konstatohet lehtësisht një diferencë shumë e madhe ndërmjet thellësisë së lëvizjeve të tokës: në shkresën e parë, lëvizjet kanë ndodhur në thellësinë 28 dhe 35 kilometra; ndërsa në shkresën e dytë, lëvizjet, në të njëjtat data, kanë ndodhur në thellësinë 11 dhe 1-1.5 kilometra.

Për arsye të diferencave të thellësisë së përcjellë në dy shkresat e Institutit, Prokuroria e Fierit dërgon një tjetër shkresë, në të cilën kërkon përgjigje lidhur me:

– Përcaktimin përfundimtar të thellësisë së lëvizjes së tokës

– Të sqarohen kontradiktat mes të dhënave të përcjella në dy shkresat e para

Instituti i Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) kthen përgjigje sërish më dt. 02.07.2013, në të cilën shprehet se:

Thellësia e lëvizjes së tokës në zonën e Zharrëzës dhe Patos-Marinëz në Fier janë ato të paraqitura në përgjigjen e datës 12.03.2012 (pra, thellësia e lëvizjes për dt. 16.6.2012 është 11 kilometra dhe thellësia e dy lëvizjeve të tokës për datën 17.6.2013 është përkatësisht 1 kilometër dhe 1.5 kilometër nën tokë). (Gjë që do të thotë se mund të mos jenë tektonike-ky NUK është përfundim i Institutit, por deduksion logjik)

Lidhur me shkakun e këtyre lëvizjeve, Instituti, i cili është i vetmi i kësaj natyre në Shqipëri, jep këtë përgjigje: Instituti e ka të vështirë të bëjë një monitorim të plotë në zona të ndryshme të vendit, pasi nuk ka pajisjet për të bërë një monitorim të plotë lokal. “Monitorimi lokal do të bënte një punë më të mirë për përcaktimin e shkaqeve të lëvizjes”. Sipas Institutit, për rastin e kërkuar nga Prokuroria e Fierit, është parë “vetëm ndikimi i mjedisit tektonik mbi valët e regjistruara”.

Pra, praktikisht, Instituti nuk ka dhënë përgjigje mbi shkaqet e lëvizjes së tokës.

Lidhur me atë që prokuroria e Fierit e konsideron “kontradikta ndërmjet të dhënave në dy shkresat e mëparshme”, Instituti shprehet: Nuk ka kontradikta mes të dhënave. Instituti funksionon fillimisht me të dhëna paraprake dhe më pas i përpunon duke shfrytëzuar edhe burime të agjencive të tjera (ndërkohë që ka dërguar në shkresën e parë të dhëna zyrtare, por që pas rreth 10 muajsh u sqarua se kanë qenë paraprake).

Në këtë mënyrë, Instituti i vetëm i specializuar në Shqipëri për këtë lloj ekspertize nuk ka dhënë përgjigje për shkakun e lëvizjeve të tokës në Zharrës dhe Patos Marinëz, duke e vendosur prokurorinë e Fierit në një situatë të pakëndshme lidhur me ecurinë e hetimit.

 

********************

*Materialet, fotot, faksimilet, të dhënat hetimore etj janë fryt i punës disamujore të një grupi gazetarësh. Citoni me korrektësi DITA-n kur i kopjoni ndryshe jeni duke kryer një vjedhje.

Share This Article
31 Comments
    • Mazhoranca esht komplet si nje kope pa coban.
      Doli ministri Gjiknuri mbrojti Bankersin.
      Doli deputeti Bare shau Bankersin.
      Hajde mazhorance t pifsha dollin njeri gozhdes tjetri patkoit

    • SHQIPOVE EDHE IU HA … EDHE IU DJEG … !

      1. FUSHE-MARINEZ ESHTE NAFTE-MBAJTESE
      DHE KANTIER I TILLE PREJ GATI 80 VJETESH .

      2. TE BANOSH ENDE ATY ESHTE VERTETE ABSURDE,
      … E DEMSHME DHE E RREZIKSHME …
      NGA TE GJITHA PIKAT E VESHTRIMIT .

      3. TE NDERTOSH SHTEPI TE REJA E DERI VILA,
      SIC SHIHEN QARTE NGA VIDEOT DHE FOTOGRAFITE,
      ESHTE AKOMA ME ABSURDE .

      4. TE KERKOSH DEMSHPERBLIMET PER CFARE KE PESUAR,
      POR SIDOMOS TE SYNOSH NJE KOMPENSIM SA ME TE LARTE
      E TE SHPEJTE PER TE GJITHA PRONAT QE KE,
      DHE TE LARGOSHESH SA ME PARE NGA NJE RREZIK I GJITHANSHEM,
      ESHTE GJEJA ME E MIRE PER JETEN E GJITHSECILIT .

      5. NDRYSHE CFARE RRINI E PRISNI ATY ?!

  • Po tashme dihet qe kjo teknollogji eshte me Probleme per zoneat perreth punimeve. Ne SHBA tashme eshte e ndlaluar kjo teknologji nese ka zona banimi perreth. Ne Shqiperi ska per te qene Problem se ai popull ska b…. te ngrihet

    • Nuk eshte pune b.the o Vlora Kanina, por ata te banker’s kane percare ate popull. ka shume familje qe mbahen nga rrogat qe marrin aty. Nje pjese tjeter qe nuk punon i vjedh naften ( ke degjuar kronika). Edhe ata qe ngrihen nuk kane perkrahjen e shetit. Ata ndoshta jane te destinuar te jene viktima te pasurise se nentokes qe kane, por problemi edhe me i gjere sa kaq…

  • keto veprime duhet ti zgjidhi nje here e mire Qeverija e re. Por zgjidhja e problemit duhet te filloje me kete hetim te Prokurorise e ne vazhdim me te tjerat. Po ku ishte deri tash prokurori i pergjithshem, duket se Llalla eshte mashe e Sali Serbit. Parlamenti e Qeverija po si sqarruan keto veprime ma keq se Sala do e pesojne.

  • Fillojeni çështjen penale ndaj ndonjë “krahëkëputuri” ju të Prokurorisë së rrethit në “Bankers Petrolium” se e gjejnë vetë se kush i bënë plasjet.

  • Te nderuar gazetare te Dites dhe Prokurore qe hetoni keto ngjarje.
    Eshte shume e thjeshte per ta vertetuar qe shperthimet i ben kompania ne fajle dhe teresisht kunder ligjit.Majfton te hetoni sasine e dizelit per lende djegese qe importon pa taksa kjo kompani nepermjet kompanise Kastratit e justifikuar per aktivitet teknollogjik,kur dihet gjithe kjo sasi karburanti sherben per injektim ne puse per kryerjen e ketyre shperthimeve te cilat nxjerrin naften per tu shfrytezuar.
    Hajde tung..tani…merreni seriozisht dhe mos u korruptoni dhe ju….

  • E dashura DITA! Jeni mjaft gazetë e dashur për mua personalisht, nuk mundem të konsumoj kafen e mëngjesit pa ju. DITA, po shikojmë në ekranin e televizorit disa skena marramendëse në doganat Kapshticë dhe Kakavijë, ku shqiptarëve për të hyrë në shtetin fqinjë grek u duhen jo më pak të kenë në portofolin e tyre 1200 Euro dhe me ndërhyrjen e z. Rama, zbriti kjo shumë deri në 600 Euro. Shkak për këtë repezalje të këtyre ditëve u bë ngjarja e Përmetit e disa ditëve më parë.
    DITA, sikur djali im të kishte 1200 Euro në portofol nuk do të kishte nevojë për të kaluar kufirin. A thua është e vërtetë që për shtetin fqinjë grek ekziston ende ligji i luftës? Një gozhdë e ngulur nga Nastradini akoma e pa shkulur nga ana jonë ndikon akoma?
    Kjo mazhorancë ka shumë punë për të bërë. Ndoshta shumë punë janë nisur, por kanë mbetur pa përfunduar. Mbetemi me shpresa se çdo gjë do të rregullohet. Me respekte për stafin. ALI GJONI, Tiranë.

  • Mire keni bere qe flisni per pergjgjesite e ketyre institucioneve te tjere si Gjeosheknca.
    Per shkak te luftes politike pa fund te gjeneruar nga Saliu keto institucione num permenden kurre.
    E perkundrazi pergi8gjesite duhet te jen konkrete jo veq per cdo gje Rama Saliu Meta

  • DITA moj famë madhe
    qet hajdutë përditë
    Ky vend i bekuar
    qenka plotë banditë.

    Kusare te Edvinit
    kusarë te Saliut
    ty të kanë mbrapa
    dhe në birë të miut.

    Ti je mis gazeta
    që s’bën kompromiset.
    Me duket Rilindjes
    Maska po i griset

    Kapo Labi.

  • U premtua nga Rilindja qe kjo kontrat do prishej

    Nuk e di si do t’ja bëni që të realizoni ato që keni premtuar, por një sugjerim dua t’ua bëj:
    -Shkoni të gjithë dhe nderoni të rënët e 21 Janarit.
    Vajtja atje do t’ju mësoje radhën e gjërave…. më parë me vrasësit.

    • Ne se atehere nuk kishte argumenta, ose ishin tjetersuar, tani qe ka dale ujku ne hamballe , nuk duhet pritur asnje dite.
      Se pari, te fajesohet ministri capacul, qe flet kodra mbas bregut.
      Se dyti,te merren hapa verifikimi dhe argumentimi ligjor per demshperblimet dhe prishjen e kesaj kontrate mafjoze.
      Se treti, te vihen me shpatulla mbas murit dhe me kafaz per zogjte e zinj te mafjes shqiptare, pa asnje dallim majtas apo djathtas, qe shesin interesat kombetare dhe pasurite e popullit, per xhepin e tyre.
      Si profan ne kete leme, me lind dyshimi: MOS ESHTE KLANI I SALIUT APO VETE FATOSI PRONARI I VERTETE E KESAJ KOMPANIE. JO PER GJE, POR ATA LIDHEN KETO KONTRATA DJALLEZORE. Lind ky dyshim sepse eshte mister me njeqind pikepyetje kush eshte kapoja i firmes.

    • Vetem ne Shqiperi dhe Afrik mund te pranohen zagarlleqe te tilla.
      Te hedhi tjetri ne ere shtepite dhe te helmoje gra e femije me gaz???
      Te dhjefsha Rilindjen

  • Ku ka byth Rama t merret me Bankers.
    Lereni ket muhabet
    Ai esht thjesht nje drejtor komunale qe esht aty ku esht vetem prej urrejtjes se popullit per Saliun. Rob koti qe nuk kujdeset as per nenen e vet jo te merr persiper pergjigjesi te tjera. Je aksident me shum ne historin e Shqiperis se mjer qe nuk ecen dot akoma me kembet e veta

  • Z.Rama para se te viji te keto pto leme te trasheguara si ky Bankersi monstruoz desha t’ju këshilloja dy gjëra: Së pari kini kujdes që në ndërmarrjen tuaj shumë të vështirë të qëndroni “me këmbë në tokë”. Dhe të mos harroni për asnjë çast se toka ku ju duhet të qendroni fort dhe mirë, nuk është as Gjermania, as Franca, madje as Greqia, por Shqipëria. Së dyti, duke ju përgëzuar për nismën e prishjes së ndërtimeve pa leje që kanë mbirë si kërpudha gjithandej, dua t’ju kujtoj që, ta filloni punën më parë me ndreqje, pastaj me prishje. Mos harroni batërdine që bëri politika e Berishës në fillim të viteve 90 për të prishur gjithçka që ishte ndërtuar në gati 50 vjetët e të ashtuquajturit socializëm dhe ku e çoi ajo vendin. Duhet të mësojmë nga gabimet e kundërshtarëve. Dhe në fund dua t’ju kujtoj se Bregdeti prej qindra kilometrash nuk është lumi Lana, prandaj edhe nuk mund të krahasohen. Të prishen ndërtimet pa leje që janë bërë në tokë të tjetërkujt, por jo ato që janë bërë me leje dhe në pronën e vet. Përpara se të ndërhyhet në këto të fundit, duhet të dalin përpara përgjegjësisë penale ata që kanë dhënë leje, në radhë të parë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, dhe t’i paguhet pronarit gjithë dëmi, me çmimin e tregut. Punë të mbarë.

  • Duhen lene njerezit te punojne. Boll me dacibao te dala boje. Nuk besoj qe nje kompani e madhe dhe e mirenjohur ne fushen e naftes dhe kontribuese e madhe ne pagimin e taksave si Bankers Petroleum te punoje kunder interesave te komunitetit… Nuk them nuk mund te ekzistojne p[robleme apo fenomene te tilla qe natyrisht jane shqetesuese per banoret e atyre vendeve, por edhe ekonomia duhet te levize, ndaj keto ceshtje zgjidhen me mirekuptim dhe jo me akuza a prokurore katundare…

  • Instituti i Gjeo shkencave ne kete rast luan rolin e expertit mafioz,e shejtan shkences,e jallan shahitit.Mesa di une edhe me nje paisje te thjeshte sizmike,nga ato qe ndermarrja e kerkim cpimit te Fierit kishte ne aparaturat e auto-laboratoreve te naftes,mund te verifikoje shkallen e lekundjes dhe thellesine.Rraseni brenda drejtuesin e gjeoshkences,se i tregon vete shoket pastaj si hajduti i bankes Ardian Bitraj.

  • PASURITE TONA NATYRORE PO GRABITEN NGA INJORANCA DHE LAKMIA E PUSHTETAREVE TANE.

    Cpimi per nafte dhe gaz ne thellesi te madhe eshte i njohur nga shkenca dhe teknollogjia ne Bote, por gjithashtu njihet se ka pasoja te renda per gjeollogjine e nentokes me pasoja te paparashikuar per mjedisin rrethues. Shume firma amerikane kane kerkuar te opereojne ne zonen e Ballkanit, vecanerisht ne Rumani dhe Bullhari per te kryer cpime ne thellesi te medha, por nuk jane lejuar nga shtetet perkatese per shkak te presionit te shoqerise civile dhe kryesisht nga kundershtimi i shoqatave ekologjike.

    KU GJENDET SHQYPNIA E MJERE NE KETE RADHE DREJT BE-SE?

    Atje ku e la Enver Hoxha vite me pare ne injorancen totale intelektuale, pa shoqeri civile dhe pa organizata ekologjike dhe duke i shtuar klasen politike mafiozo komuniste, partite lakmitare grabitqare politike qe per disa rryshfete minimale shesin cdo gje edhe pasurite tona natyrore me vlera te pakrahasueshme edhe BYTHEN e vet te komunistit bolshevik, njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit. Prandaj edhe firma grabitqare Bankers ka gjetur shesh dhe po ben pershesh dhe Edi Rama me Like Floririn qeshin dhe bejne sehir duke fekuar duart te kenaqur nga KOCKAT qe keta terminatore kanadeze me prapavije nga ryshfetciu anglez Toni Blair po u hedhin klases sone debile politike sikur te ishin qen te urritur rruge.

    • Nastradin efendem!
      Mire e nise me spiegimet shkencore te pervojes per kerkim-shpimet e puseve te naftes.
      Shpimet ne thellesi relativisht te medha, tre mije dri ne 6 mije metra nuk mund te praktikohen ne qendrat e banuara, por ne zona shume larg tyre, madje ne relieve malore kur rezultojne burime nafte dhe gaz mbajtese.
      Patos- Marinza eshte fushe naftembajtese dhe nuk eshte zbuluar sot.
      Dhe po t’i shtosh ketu ndertimin e qendrave te banuara, eksperimenti i shpimeve ne thellesi te medha, eshte nje lloj eksperimenti per te krijuar katastrofa apo emergjenca humanitare dhe ekonomike qe mund te shkojne deri ne tragjedi.
      Gjithsesi keto jane probleme teknike, por qe jane ndyre keqas nga politika e dyerve te shqyera e ketyre politikaneve jo injorant do te thoja por te papergjegjshem qofshin majtas dhje qofshin djathtas.
      Te replikova per nje arsye, se ti dhe mjaft sii ty, qe abuzojne ne menyren me sharlatane ne te drejten e fjales, (nisur dhe nga veprimet mafioze te nje klase politike mafioze ne nje sistyem mafioz te ashtuquajtur demokratik), per te baltosur nje pune te se shkuares, qe megjithe te keqiat qe mund t’i vesh persiper, nuk mund te injorosh treguesit e saj pozitiv.
      Ti Nastradin edhe pse problemi eshte aktual dhe pergjegjesia eshte konkrete dhe aktuale, kerkon ta shperndash si faren e hithrit, duke dhene ndihmesen tende per te mos dale kurre pergjegjesia.
      Shetit social komunist shqiptar dhe udheheqesit te saj Enver Hoxha, mund t’i vesh ne kurriz nnjemije e nje te zeza, te merituara dhe te pamerituara, por kur vjen fjala per pergjegjesine ligjore dhe individuale, duhet te jesh shume i pamoralshem, per te mos thene mbeshtetes i krimit njerzor dhe ekonomik, qe te mos i japesh hakun qe i takon.
      Nese do te ndodhte qe tragjedi si ajo e Gerdecit, me humbje jete njerzish do te ndodhte ne kohen e diktatures komuniste, atehere jo qe nuk behej fjale per burg per shkaktaret, por vetem me denimin kapital.
      Dhe jo pa shkak dhe pa hak..
      Shteti as ndertohet dhe as mbahet me kulu-kulu dhe me pordhe demagogjike. Shteti ndertohet dhe mbahet me ligje dhe pergjegjesi te renda ligjore.
      Nese do te ndodhte kjo e Patos -Marinzes ne kohen e sistemit te Enver Hoxhes, atehere jo grupi vetemn mafioz i naftes i kryesuar nga Lipe Nashi dhe Kiço Ngjela (tashme te konsideruar dhe shpallur si ish te persekutuar dhe denuar politike!) por te gjithe autoret qe nga gjeoshkenca dhe deri tek drejtuesit me te larte te shtetit do te ishin ne banken e te akuzuarit dhe do te merrnin ate qe u takonte.
      Te tjerat jane llogje pazari per te shfryre dufin.

  • Ata zyrtare (me siguri te korruptuar deri ne palce) qe kane firmosur per koncesionin e ketyre kanadezeve kane emer dhe mbiemer. Deri kur do presim ti mesojme dhe te marrim vesh se cdo te behet me ta? Per fat te keq presim me kot! Vazhdojme te jemi popull butak!

  • Qeverria ,ministria energjetikes e mjedisit,e bujqesise dhe e shendetesise, te ngreje grupet e punes per te bere vleresimin e demit te shkaktuar ne total dhe te vere para detyrimeve kontratuale kete kompani per demet e shkaktuara deri ne gjykaten nderkombetare. Pushteti lokal ne emer te banoreve te beje padi penale per demshperblim te banoreve nga kompania, se deputetet qe I ka votuar ai komunitet apo prefekti po ne vend we ta zgjidhin kete gje ligjerisht deklarojne qe fshataret te gjejne nje avokat te mire??!!! Nuk jeni ne vete,… Pa le po na dalin neper media dhe luajne role te dhimbsurish e te indinjuarish. Mos te cajne koken e mos te dalin me ti shohim se Jane edhe te shemtuar…

  • Kope pa coban , vend pa zot .
    Duhet urgjentisht te krijohet nje force e re politike , po nga kush ?
    Populli eshte lodhur nga keta plehra qe riciklojne njeri tjetrin ne pushtet , intelektualet tane flene gjume .
    Kush????????

  • THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .

  • TERMETIN SHQIPTARET JA SJELLIN VETES ME DESHIRE. U DUKET MIRE PAGESA QESHARAKE QE MARIN PREJ KETYRE KONCESIONEREVE HAJDUTE E KRIMINELE. PRA VETE SHQIPTARET JANE BSHKPUNTORE TE KRIMIT PER TE MBUSHUR XHEPAT E TE HUAJVE.

    TURP TE KINI . FLINI SE MIRE INI. MENDONI KU PO I CONI FEMIJET DHE NIPRIT TUAJ
    AH ENVER TE ISHE GJELLE, ENVER MORE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *