Pagat rënie për të pestin tremujor radhazi

anazapta

Banka e Shqipërisë vlerëson se pagat në ekonomi janë tkurrur përsëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2013. Vrojtimet e biznesit të kryera nga Banka Qendrore kanë treguar vijimësinë e prirjes rënëse të pagave, që ka nisur që në fillim të vitit 2012. Llogaritjet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e katërt 2012 treguesi i pagës mesatare në ekonomi ka vazhduar të ndjekë trendin rënës të nisur në fillim të vitit, kur ajo u tkurr për herë të parë që nga fundi i vitit 2006. Megjithatë, ritmi i tkurrjes së saj ka ardhur duke u ngadalësuar ndër tremujorë, për të shënuar një zvogëlim vjetor me 4.1 për qind në tremujorin e katërt. E deflatuar me indeksin e çmimeve të konsumit, paga mesatare në ekonomi regjistroi rënie vjetore reale me 6.5 për qind. Në sektorin shtetëror, paga mesatare u rrit me 4.8 për qind në terma realë vjetorë. Për sa i takon punësimit, mbështetur në të dhënat e Instat,  indeksi i punësimit në sektorët e shërbimeve u zgjerua 15.9 për qind me bazë vjetore, ndërsa në sektorët prodhues, numri i të punësuarve u ul me 3.8 për qind. Me një tkurrje vjetore prej rreth 11 për qind, ndërtimi pati rënien më të thellë në punësim ndër sektorët prodhues.

 

Share This Article
1 Comment
  • Nuk ka nevoje te na i thote banka e kemi kuptuar me kohe qe nuk na rriteshin pagat,por banka po ben lojen me popullin,duhet te kish lajmeruar me kohe kete punen e pagave.Ky nuk eshte zbulim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *