Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi sot në drekë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Çoles, ku 37-vjeçar Shpëtim Gjinaj ka qenë duke udhëtuar me motorçikletë. Mësohet se si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin, duke përfunduar jashtë rruge.
