– Mbrëmë nuk e bëtë mirë, – foli Doktori, – që u dehët edhe nuk u ngritët kur u kërkova unë.
– Që mos të ndodhë më, o Doktor, ti duhet të pish me ne!
– Nuk pi dhe pikë, nuk bëhem pijanec si Fatos Nano!
– Ore po ti u bërë kriminel, kusar, hajdut, thashethemexhi, batakçi edhe nuk pranon të pish një gotë raki? Je në terezi ti apo jo?!
– Nuk pi, mos m’u lutni kot! Doni të vjedh zgjedhjet? Doni të ngre piramida përsëri, doni t’u armatos me armë, doni të vras protestues, doni t’u jap ndonjë tender?
– Tendeeeeeeeeeeeeeeeer! – ulëritëm të gjithë në një zë, duke kujtuar se na erdhi zogu në dorë dhe Doktori e zgjidhi thesin edhe për ne që po i bënim hyzmet ditë e natë.
– Jo po me shaka, hajt, kush e do ta marri hidrocentralin e Banjës? E do ti Hysni? E do ti Ylli?
Ne na ngriu buzëqeshja ne buze!
– Oh t’ëmën e s’ëmës! Po hidrocentrale vetëm komunizmi ngrinte një në 5 vjet, more koqe kandari, – i thashë unë. – Se punohej me djersë e gjak. Po ti turbinat me sh..rrë i quan hidrocentrale në demokraci.
– Ore na jep ndonjë tender rruge, ku të hedhim gjysmat e të vjedhim gjysmat e boll me keto hidrocentralet – u hodh Ylli
– Jo jo, po deshët bëni hidrocentralin e Banjës ose të Kalivaçit, meqë e keni afër nga Mallakastra.
– E po hë, të ka faj ky shejtan? – u nxeha unë. – Lëri këto, do të pish këtu me ne apo jo?
– Hysni, kot më luteni nuk pi.
– Hë o Isuf, – i thashë unë, – çfarë mendimi ke?
Dr. Isufi e ktheu një herë atë që kishte në gotë, ndenji çikë sa e kaloi tatëpjetë gurmazit dhe me tha:
– Që do pijë, do pijë ky, se unë nuk njoh ndonjë burrë që të ketë bërë shoqëri me mua e mos të ketë pirë raki. Po do marrë ca kohë!
– Po sa? – ulërita unë. – Se duhet para zgjedhjeve kjo punë.
– Do nja një 1 javë, por…
– Hë, -i thashë unë.
– Duhet të sjellim këtu edhe dr.Lutfiun!
– Kë? Lutfi Elmazin?!
– Është intelektual ky Lutfiu? – pyetën Ylli dhe doktori me një zë.
– Ka mbaruar universitetin “Xhemal Greshica”,me rektor Kujtim Aranitasin dhe shef katedre Rrapo Nexhipin.
– Ore po tërë fshatarët e Mallakastrës do mbledhim këtu? – ulërin Ylli.
– Po hë, jepi drejtim vetë ti balash, – i thashë unë. – Pastaj do ndonjë qeveri ti që të ketë lezet pa një mallakastriot. Edhe Saliu kur e pa keq se nuk kishte më demokratë nga Mallakastra, mori hua Kastriotin nga PS-ja vetëm për t’i dhënë lezet e kripë partisë, aq të mirë jemi.
– Bobo! Hajt t’u mbash ju fshatarët e Mallakastrës tani, – ulërinte Ylli.
– Ore balash, – i thashë Yllit, – po sa ka vetëm fisi Klosi me shkollë e tituj, ka Tirana e Durrësi intelektualë!
– Nuk kemi çfarë humbasim. Le të vijë edhe dr.Lutfiu, – pranoi më në fund Saliu që kishte rritur besimin tek mallakastriotët mbas Kastriot Islamit.
– Flemë, – i thashë une, – dhe nesër flasim me dr.Luttiun.

MBAS SKRAPARIT I ERDHI RADHA MALLAKASTRES TE MARRE NJOLLEN E ZEZE.
Komenti i fshirë për arsye etike nga moderatori