Majko shpalos parullën për fushatën e Tiranës: Te 5-a fillon festa

redaktor

Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, i njësisë bashkiake numër 5 në kryeqytet, organizoi një aktivitet festiv, me pjesëmarrjen e tre kandidatëve për deputetë, Pandeli Majko, Afrim Qëndro dhe Blerina Gjylameti.

Kandidatët për deputetë kanë falënderuar të rinjtë eurosocialistë për energjinë e pashtershme dhe kontributin e tyre të palodhshëm, në mbështetje të Partisë Socialiste dhe projektit të saj për një Rilindje shqiptare.

Për Partinë Socialiste, FRESSH-i, ashtu si deri më tani, do të jetë një nga shtyllat kryesore të PS-së, në betejën për ndryshimin e vitit 2013.

Duke folur para të rinjve, ish-kryeministri Pandeli Majko tha se kjo festë është vetëm fillimi dhe se pas 23 qershorit  fitorja do të flasë për socialistët, jo vetëm në njësinë 5, por në të gjithë Shqipërinë.

Majko shpalosi dhe parullën për këtë njësi bashkiake. “Te pesa fillon shpresa, te pesa lidhet besa, te pesa fillon fshesa” tha Majko gjatë aktivitetit.

Përkrah të birit nga nisi apelin për të votuar të rinjt Partinë Socialiste, Majko tha se 23 qershori po flet qartë për fitoren e opozitës.

2

3

4

5

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *