Gjendet ne Malin e Zi tre femijet qe ishin denoncuar nga familjet si te zhdukur ne Kurbin. Lajmin per gjetjen e tyre e ka dhene Policia e Lezhes, e cila hedh poshte cdo dyshim per trafikim te tyre, duke thene se femijet ishin larguar me deshire. Nxenesit e klases se gjashte Klodian Shabani, Ramazan Murati dhe Ervin Hidri ishin zhduken prej orës 11:00 të ditës së djeshme. Ata kanë lënë shkollën, në Fushë-Milot të Kurbinit dhe megjithëse e kishin rreth 500 metra larg shtëpinë prej godinës së shkollës, nuk janë parë më nga ai moment as nga familjarët e tyre dhe as nga shokët.
Mësuesit u kanë thënë se fëmijët ishin larguar që prej orës 11:00 , pasi mësimi kishte mbaruar më herët. Të tre fëmijët janë nxënës të klasës së gjashtë. Menjëherë familjarët e tre të miturve u ngritën në këmbë, për të kryer kontrolle në rrugë private. Shokët e klasës nuk kanë parë tek ta ndonjë shenjë shqetësimi, duke thënë se pasi kanë dalë nga shkolla, të gjithë janë shpërndarë për t’u kthyer nëpër shtëpi.
Ndërkohë, familjarët thanë se kanë kërkuar nëpër të afërm e më pas janë interesuar deri në qytetet fqinje, Lezhë, Tiranë e Durrës, madje deri në Shkodër dhe në pikat kufitare me Malin e Zi. Shqetësimi i tyre është rritur ora-orës. Hamza Shabani thotë se fëmijët nuk kanë pasur asnjë problem dhe në mëngjes janë nisur si zakonisht për në shkollë. Madje, ai tregon se as nipi dhe as dy fëmijët e tjerë nuk kishin para me vete për të lëvizur jashtë zonës. Në mbrëmje ata i janë drejtuar Policisë së Kurbinit për denoncim, duke dhënë gjeneralitetet e fëmijëve dhe karakteristikat fizike të tyre.
