Letta në Poloni: Do zbatojmë masat shtrënguese

redaktor

Italia do të ndjekë me rigorozitet detyrimet e saj si pjesë e Bashkimit Europian. Ka qenë ky  premtimi i kryeministrit Enrico Letta në Poloni. Kryeministri italian risiguroi homologun e tij polak se Italia do të respektojë masat shtrënguese të imponuara nga BE si  një premtim që pritet ta përcjellë dhe në samitin e qershorit të liderëve të Bashkimit Evropian.

“Në të kaluarën Italia ka qenë e orientuar drejt borxheve e ne nuk duam të përsërisim gabimet e së shkuarës. Italia nuk do të krijojë më tepër borxhe. Dhe dëshiron Bashkimin të qëndrojë në Bashkimin  Evropian dhe mbështet konsolidimin fiskal efektiv”- tha Letta.

Pas takimit me Kryeministrin e Polonisë Donald Tusk, Letta u shpreh se “masa konkrete” do të ndërmerren kundër papunësisë së të rinjve në takimin në qershor ndërsa  cilësoi papunësinë tek të rinjtë si “një tragjedi  të vërtetë”.

Ai tha se do të bëhet gjithçka është e mundur për të modifikuar krizën dhe për të realizuar hapat konkret për hapjen e vendeve të punës për të rinjtë në një mënyrë që nuk bie në kundërshtim me disiplinën buxhetore, e cila për Italinë konsiderohet si një kusht i domosdoshëm për politikat e rritjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *