“Eurovision 2013”: Shqipëria nuk kalon në finale

anazapta

Shqipëria nuk ka mundur të kalojë në natën finale, duke mos marrë numrin e duhur të pikëve. Vota varej 50% nga publiku dhe 50% nga juria e festivalit evropian të këngës

Arlinda Gjypi

U zhvillua mbrëmë gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision”-it në Malmo të Suedisë ku garuan 17 shtete për 10 vende për në Finalen e Madhe që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës. Por Shqipëria nuk ka mundur të kalojë në finale, duke zhgënjyer kështu sidomos pas vendit të pestë që u mor vitin e kaluar nga Rona Nishliu.

Shtetet që garuan në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”-it ishin: Lituania, San Marino, Maqedonia, Azerbajxhani, Finlanda, Malta, Bullgaria, Islanda, Greqia, Izraeli, Armenia, Hungaria, Norvegjia, Shqipëria, Gjeorgjia, Zvicra dhe Rumania.

finlandaNjë interpretim për t’u mbajtur mend ishte ai i këngëtares finlandeze Krista Sigrids me këngën e saj “Marry me” (Martohu me mua). Para interpretimit ajo deklaroi se e kishte pritur gjithë jetën këtë natë, ndërkohë që tha se do t’ia kalonin mirë në skenë bashkë me grupin e saj. Krista u lejua që në fund të interpretimit të këngës të puthte në buzë një anëtare të grupit, duke bërë kështu një ndryshim të rregullave të “Eurovision”-it, marrë parasysh që ruseve “Tatu” vite më parë nuk i ishte lejuar një gjë e tillë. Vetë Krista tha se e bëri atë veprim si protestë për faktin që Finlanda s’lejon martesat homoseksuale.

Greqia, ndërkohë, interpretoi me “Alcohol is Free” (Alkooli është falas), duke sjellë ritmet e saj tipike me një përfaqësim nga Koza Mostra Ft Agathon Iakovidis.

Shqipëria ishte e 14-ta në radhën e interpretimit dhe u përfaqësua me këngën “Identitet” të interpretuar nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko.Kënga e tyre e rrymës muzikore rock u interpretua e gjitha në shqip.

DrejtuesjaRumania ishte e fundit që mbylli natën e dytë gjysmëfinale. Humori s’i ka munguar drejtueses së spektaklit Pedra Medes, e cila pas interpretimit të këngëtarit (tenor) rumun Cezar, u shpreh: “Dëgjimi i kësaj kënge më bëri të mendoj shprehjen se pas çdo burri të fuqishëm fshihet një grua”.

Më pas u hap edhe votimi publik. Në fakt, 50% e votës kaluese në netët gjysmëfinale varet pikërisht nga votimet e publikut, duke e bërë të rëndësishëm votimin nga personat që ndodheshin jashtë territorit, duke qenë se një shtet nuk mund të votojë për vetveten.

Të kualifikuarit e gjysmëfinales së parë ishin Moldova, Lituania, Irlanda, Estonia, Bjellorusia, Danimarka, Rusia, Belgjika, Ukraina dhe Holanda, ndërsa mbrëmë u kualifikuan Hungaria, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Norvegjia, Islanda, Armenia, Finlanda, Malta, Greqia

Finalja e Madhe, ku do të marrin pjesë 20 finaliste, do të zhvillohet të shtunën më 18 maj në “Malmo Arena”. “Eurovision” është në edicionin e tij të 57-të.

Share This Article
4 Comments
  • Majmuneria shqiptare nuk mund ta konkuroj dot majmunerine euroamerikane qe ka nje eksperience te gjate ne kete lloj ngerdheshje skenike.

  • po ne cfare finale te shkojme ne me ate palo kenge.une e kam gegjuar kengen qe pretendohet se eshte vjedhur dhe vjedhja eshte bere ne menyre precize,pa ndryshuar asnje note.ne eurosong shkohet per te konkuruar muzika e vendit tend dhe jo muzike e vendeve te tjera.qepa kujtoi se me virtuozitet si kitarist do bente buje te madhe atje.virtuoze si qepa europa i ka duke interpretuar neper rruge,se jane me bollek.vitin tjeter te dergojme ndonje pras,se duke e futur tek vendi i duhur prasin,ndoshta fluturojme ca vende siper ne klasifikim.nejse,e bete nje xhiro te bukur neper suedi,kjo ka rendesi.

  • Eshte mese e vertete qe Shqiperia ndoshta per here te dyte(pas karagjozllekut me F.Ndocin), perfaqesohet jo denjesisht me nje dyshe qe ndoshta eshte pasqyre e nje realiteti se ku jetojme e si jetojme ne sot.Vetem bishtin na kishte mbetur e tere bota e emancipuar e moderne te na quante denjesisht “majmuner me bishte”.Te tere kanalet e medha u tallen e stertallen me nje prezantim jo dinjitoz te nje vendi qe si edhe ne fushat e tjera eshte bere qesharak.Do te ishte me e sukseshme kenga e Kozma Dushit “O Sali tu befsha ferre ,merr mandatin dhe nje here”.Ilaritet ne salle,ilaritet,perjashta me kengetare qe koha i ka lene shume mbrapa.Nje shprese ishte per perfaqesimin tone sikur ne krye te komisionit te ishte Sali Berisha ose Jozefina Topalli,shanc i humbur ku jo vetem qe do te kualifikoheshim por ishim edhe pretendente per ta rikenduar edhe ne hene kete vije muzikore qe me nder Jush i çan b….n kujdo qe ka sadopak vesh per nota muzikore.Turp dhe vetem turp jo per mos kualifikimin se sa per prezantimin jo dinjitoz te vlerave muzikore qe mbartim. Nje realizim skenik qe le shume per te deshiruar ,zjarr dhe vetem zjarr .kafsheri e gjalle.

  • Sipas meje rradha e pelqyeshmerise shqiptare ne eurovizion ne te gjitha kohrat eshte:

    1 rona nishliu
    2 anjeza shahini
    3 olta boka
    4 kejsi tola
    5 frederik ndoci
    6 lulgjuraj sejko
    7 ledina celo
    8 aurela gace
    9 luis ejlli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *