Kurimi i malaries, “harrohet” blerja e barnave

anazapta

Prej dy vjetësh shërbimi i sëmundjeve infektive bën kërkesa të vazhdueshme në drejtorinë e QSUT-së për të marrë barnat e nevojshme për të trajtuar malarien, por harrohet blerja e tyre. Ato pak barna që ndodhen në pavijonin e infektivit janë siguruar privatisht nga shefi i shërbimit. Mbërrin në 15 numri i të prekurve nga malaria, nis dezinfektimi i zonave bregdetare.

Pranvera Kola

Mungojnë barnat për trajtimin e malaries. Shfaqja e rasteve të reja mbartëse të sëmundjes së malaries ka vënë në dukje edhe një tjetër shqetësim që ndodh rëndom në spitalet shqiptare, e që ka të bëjë me mungesën e theksuar të medikamenteve. Specialistët e shërbimit infektiv kanë bërë të ditur se gjendja e barnave që nevojiten për trajtimin e rasteve të malaries është tepër shqetësuese, pasi edhe ato pak barna që ndodhen në këtë pavijon, janë siguruar privatisht nga drejtuesit e shërbimit. Ndërkohë që edhe firmat farmaceutike prej vitesh nuk kanë futur barna për kurimin e malaries, pasi mendohej sëmundje e zhdukur. Kundrejt kësaj situate mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka pohuar se pavarësisht shkresës së bërë, barnat për kurimin e kësaj sëmundje nuk janë blerë. “Nuk ka vend për ta fshehur, kemi mungesa me medikamente që trajtojnë të sëmurët me malarie. Një sasi e vogël medikamentesh që kemi aktualisht është siguruar në mënyrë private nga shefi i shërbimit. Prej dy vjetësh shërbimi i sëmundjeve infektive bën kërkesa të vazhdueshme në drejtorinë e spitalit, për të marr medikamente të nevojshme për të trajtuar malarien, sepse nuk janë të kushtueshme. Por, do të thosha që janë ‘harruar’ nga distributorët farmaceutikë. Nga tre apo katër medikamente që përdoren, vetëm një është regjistruar në vendin tonë”, vuri në dukje Pipero. Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik, ka mbërritur në 15 numri i pacientëve të prekur nga malaria, teksa po analizohen edhe disa raste të tjera të dyshuara. Ndonëse janë konfirmuar raste të reja të malaries, autoritetet shëndetësore shprehen se nuk ka vend për panik, pasi është hartuar një plan i detajuar me masat që kanë nisur të zbatohen për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundje infektive. Plani i masave të përcaktuara do të përqendrohet më shumë në zonat bregdetare, ku ka përqendrime masive të mushkonjave që favorizojnë përhapjen e malaries. Duke iu referuar këtyre rasteve bluzat e bardha thonë se është shumë e rëndësishme që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe t’u shmangen zonave të mbipopulluara nga mushkonjat .”Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm veçanërisht në zona ku ka ujëra të ndenjura në bregdet, vende moçalore, por dhe në vende të ulëta përgjithësisht, ku mushkonja e “anafeles” popullohet”, shton më tej Pipero. Nëse nuk merr trajtimin e duhur kjo sëmundje infektive mbart pasoja vdekjeprurëse. Pas një jave nga momenti i pickimit, nis edhe shfaqja e simptomave të para dalluese të kësaj sëmundje përmes temperaturës së lartë, dhimbjeve muskulare, kollës, etheve etj. Në të tilla raste duhet kërkuar detyrimisht ndihma e mjekut specialist. Rastet e shfaqura pohohet të jenë importuar nga Greqia, Ekuadori dhe Kameruni. Sa i takon kurimit të personave të infektuar drejtori i ISHP-së Adrian Hoxha ka deklaruar se: ”15 rastet e identifikuara tashmë janë të zgjidhura nga pikëpamja klinike dhe mbahen në vëzhgim, duke qenë të vëmendshëm për të qenë korrektë me ndjekjen e tyre”.

Si shfaqet sëmundja

Sa i takon simptomave dalluese të malaries bluzat e bardha rekomandojnë që të tregohet kujdes në rastet e pickimeve të mushkonjave apo insekteve të tjera, të cilat shoqërohen me temperaturë, dhimbje të forta koke, ethe, problem me muskujt dhe kryesisht ato të qafës. Rastet e ekzaminuara konstatojnë se sëmundja e malaries ka ndryshuar formën e saj klinike dhe nëse pacientët e prekur nuk shkojnë në kohë tek mjekët, mund t’u rrezikohet jeta. Shenja klinike më e dukshme është temperatura, e cila më pas shfaq dhimbjen e muskujve, dhimbjet artikulare, më pas alternohet edhe me komplikacione të tjera që prekin organizmin. Nëse nuk bëhet evidentimi në kohë nëpërmjet diagnozës së saktë laboratorike pasojat me të cilat përballet pacienti janë të rënda. Për të parandaluar përballjen me komplikacionet serioze, mjekët rekomandojnë që të tregohet kujdes me higjienën personale, por dhe të ambienteve ku qëndrojmë, të cilat nëse nuk janë të pastra mund të bëhen vend grumbullimi për insektet, duke shtuar rrezikun nga pickimet. Për fëmijët e vegjël rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës apo preparateve të tjera që mbajnë larg insektet. Por, nuk janë vetëm mushkonjat ato nga të cilat duhet të ruhemi. Në sezonin veror në zonat bregdetare qarkullojnë dhe insekte të tjera të cilat përhapin sëmundje infektive. Kështu veç mushkonjave, edhe merimanga e zezë është një insekt i rrezikshëm, pasi helmi i saj nuk kursen jetën e atyre që pickohen. Kryesisht personat që pickohen nga merimanga e zezë, nuk arrijnë dot deri në spitale, pasi vdesin menjëherë.

Dezinfektimi i zonave të riskuara  

Plani i masave për të mos lejuar përhapjen e kësaj sëmundje do të zbatohet më së shumti në zonat bregdetare të cilat gjatë muajve të nxehtë frekuentohen masivisht jo vetëm nga pushuesit, por edhe nga lukunitë e mushkonjave. Drejtori i ISHP-së Adrian Hoxha, ka pohuar se ndërhyrjet dezinfektuese do të fillojnë përgjatë bregdetit të Vlorës, Durrësit, si dhe në zona të tjera të rriskuara si në Lushnje, Fier, Tiranë etj. Dezinfektimi është një nga masat më emergjente që duhet të merret për parandalimin e kësaj sëmundjeje, e cila përhapet nëpërmjet mushkonjës “anafele”. Sipas tij, strukturat përgjegjëse të pushtetit vendor duhet të kryejnë dezinfektimin e territoreve që mbulojnë, ku për kryerjen e kësaj procedure kanë në dispozicion edhe fondet e nevojshme. Ekspertë të ISHP-së, veterinerë, specialistë të pushtetit vendor kanë nisur tashmë identifikimin e zonave më problematike dhe dezinfektimin e tyre për të izoluar përhapjen e kësaj sëmundje. “Aty ku rasti është i identifikuar, nga Tirana, nga Vlora, shumica nga Durrësi, nga Shijaku, e Fieri, janë çuar ekipe specialistësh për të verifikuar në terren jo vetëm individin mbartës të kësaj sëmundje, por edhe të gjithë kontakteve që ai ka pasur”shprehet Hoxha. Sipas ekspertëve të ISHP-së, aktualisht nuk mund të ndërhyhet me dezinfektimin nga ajri. “Janë bërë disa sugjerime dhe disa rregullime në ligj që për momentin të mos përdorim dezinfektimin ajror, për të mos dëmtuar ekosistemin. Ne kemi rekomanduar edhe pushtetin lokal, Ministrinë e Shëndetësisë apo subjekte private që duhet të kryejnë dezinfektimin e 2 metrave rreth e qark zonës të cilin ky subjekt mbulon. Duke bërë një mbulim të tillë të dezinfektimit, detyrimisht që do ti afrohemi shumë afër dhe zonave të tjera që janë problematike dhe do të shmangim transmetimin e sëmundjes”, shprehet specialistja e ISHP-së Eugena Tomini.

Share This Article
1 Comment
  • se pari do ti detajojme mire gjerat,pra nuk eshte faji i gazetes DITA qe respektoje shume dhe ka dhen nje spjegime te mire gazetarsh,por eshte FAJI i DR INFEKTIOLOGAVE qe njofin vetem nje minimum ne kto smundje,e tani EXPERTI i rendit gjerat ne vendin e vet.te rallet jane ata qe mund ti dhejn kto spjegime SPECIFIKE si une,ne ter fracen nuk jane 12 experta qe njofin gjdo SEKRET te smundjeve qe transmetohon nga INSEKTET e njejta ne GJERMANI,por gjermanet jane shume ma efikas direkt se francezet,a dr infekciologa ka me qindra e mijra,por pa EKSPERIENCE te mbrefte ne boten infektife nga insektet fluturuse,insektet qe nuk fluturojne psh; RRIQNI jep smundje VIRALE.VIRUS.PARAZITERE e BAKTERIENE.pra per te folur per te gjtha smundjet me nevoitet nje piste shkrimi 1km te gjat,por do mundohen shkurtimisht vetem per disa.se pari MALARIJA eshte vetem emri nje espesi parazitere, a smundja quhet PALUDIZMI dhe jane 4 espese paludizmi te gjitha mirren nga insekti 1-PALUDIZME FALCIPARUM.2 PALUDIZME MALARIJE.3-PALUDIZME OVALE.4 PALUDIZME VIVOX.por flitet edhe per nje espes te ri i pa justifikuar mire nga expertat infekciolg.pra espesi ma i shpejte vdekjeprues eshte -paludizme falciparum-dhe duhet menjeher drejtuar nje klinike infektiologjije,por fatkeqsishte se ne kosove kane ZERO NJOFJE per smundjet parazitere,por ne shqipri pakez ma shume ,se duhet DR njohes i parazitolohjis,e ja vetem bakteorologjis e virologjis,pra duhet njoftur mekanizmat e smundjes dhe ber prelevmanin e gjakut hematologjin + analiz kerkim te 4 espeseve parazitere dhe ne rast analize POZITIV duhet menjeher tretmanin psh: kunder p.falciparumit PRIMA KUININ.ose CHLORO KUININ + ANTAVAN.e tjeter tretmant ne raste rezistence te parazitit.a te paludizme malarije duhet QUININ+ DOXYCYCLIN.pra mos ta zgjas se nuk mirren vetem smundje parazitere nga insektet por mvaret nga cili espes insektesh,por edhe smundje VIRALE-VIRUSASH se psh;smundja DENG,FIEVRE JAUN,KRIME KONGO,VIRUSI I NILIT,e shume tjer arbovirusa.kurse smundje tjera mirren nga insekt ,por tjeter insekt smundja parazitere e LEISHMANIOZES versciale qe eshte shume e rrezikshme tretet po me veshtersi vetem ne klinika me dr shume experienc me ingjeksione anti.parazitere PENTAMIDIN dhe mund te dhen efekte sekundere sepse eshte tretmant i fort.por edhe mirren nga insekte jo fluturuse si rriqni shume smudje si BORROLIJA,shume espese te RICKETIOSSES etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *