Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit pritet të marrin pjesë rreth 150 mijë votues të rinj, të cilët mbushin rishtazi moshën 18 vjeç.
Një e drejtë për të cilën shumë prej të rinjve nuk janë ende të informuar. Për këtë qëllim, Këshilli i Europës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e Shkencës dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, po zbaton në shkollat e mesme të vendit gjatë muajve të fundit projektin “Fushata e Ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë”.
Në 350 shkolla të Shqipërisë, është bërë e mundur simulimi i procesit zgjedhor në secilën klasë, që finalizohet me procesin e ushtrimit të votimit.
Vetë nxënësit e konsiderojnë këtë përpjekje si një hap që i çon më pranë votimit korrekt.
Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Marco Leidekker ndoqi simunimin e votimit në shkollën “Partizani”.
Programi po implementohet nën kujdesin e Akademisë së Studimeve Politike. Drejtori Erjon Tase thotë se të rinjtë e zonave rurale janë më të interesuarit për procesin.
“Fushata e Ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë” zbatohet për herë të dytë në Shqipëri, pas eksperiencës të zgjedhjeve vendore të 2011-ës.
