Zbardhet ngjarja e Valiasit, policia: Nuk ishte vetëvrasje, djali vrau babanë

anazapta

Ajo që fillimisht u mendua se ishte një vetëvrasje, doli se ishte krim në familje. Ngjarja ndodhi mbrëmë në Valias të Tiranës, ku 56-vjeçari Rasim Leka gjeti vdekjen me armë zjarri. Fillimisht policia mendoi se kishte të bënte me një vetëvrasje, por pas hetimeve u zbulua se ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri mes viktimës dhe të birit, E.Leka. Rasim Leka ka mbërritur i dehur në banesë dhe është konfliktuar me të birin duke i kërkuar llogari se përse nuk punonte.
Sherri ka nisur me fjalë, por ka degjeneruar në konfrontim fizik dhe më pas në përdorimin e armës. Mësohet se e pranishme ka qenë edhe motra e viktimës. Fillimisht ka qenë babai ai që ka drejtuar armën nga i biri, ndërsa ky i fundit i armatosur me një kallashnikov ka qëlluar në drejtim të babait, duke e vrarë në vend. Policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *