Maqedonia është një nga blerësit e softuerit për spiunimin dhe ndjekjen e qytetarëve përmes kompjuterëve dhe telefonave celular.
Në listën e blerësve në kompaninë “Elaman Gmbh” që është shpërndarëse e softuerit për përgjim të sofistikuar ‘Finfisher” që prodhohet nga kompania “Gama group International” është edhe Maqedonia.
Por, nga ana tjetër, nuk dihet se kush është poseduesi i këtij sistemi përgjues, ndonjë nga institucionet e sigurisë apo ndonjë nga operatorët e telefonisë. Me këtë softuer ndiqen dhe lexohen të gjitha të dhënat e kompjuterëve personalë dhe telefonave të qytetarëve. Mund të kontrollohet çdo gjë, që nga ajo çka punoni në kompjuterin tuaj, hapjen e faqeve të internetit, komunikimi në Facebook apo Skype dhe gjithë çfarë shkruhet në tastierë.
Asnjë nga antivirusët apo programe speciale nuk mund të detektojnë apo parandalojnë këtë softuer, pasi ai instalohet në kompjuterin e secilit përdorues përmes Mozilla, Google Chrome, Windows, etj.
Kompania prodhuese “Gama group International” prej 15 vitesh punon në tregun botëror me pajisje të tilla, por ajo kryesisht i shet softuerët e saj në mënyrë sekrete dhe klientët janë qeveritë e vendeve të ndryshme.
Deri tani me softuerit përgjues janë pajisur edhe qeveritë e Çekisë, Austrisë, Bullgarisë, Hungarisë, Gjermanisë, Holandës, por edhe 30 shtete të tjera të botës. Këtë program sofistikues e kanë poseduar edhe regjimet e deritanishme të Libisë dhe Egjiptit. Nga dokumentet e siguruara nga regjimi i Mubarakut, rezulton se janë paguar 380 mijë dollarë për blerjen e këtij softueri. Por, kompanitë e softuerëve si Mozilla tashmë do të hapin një proces gjyqësor kundër “Gama group International”, për shkak të keqpërdorimit të licencës dhe prodhimeve të saj. / INA

Me cfare do Ta paguaje Qeveria shqiptare me morra