E dashur Dita. Para pak ditesh u be nje inagurim per qendren e trafikut urban ne Tirane. Por si ndikoi dhe cfare rezultatesh do jape ky objekt ne nje kohe qe qarkullimi ne metropolin tone eshte shume i dendur dhe i vrazhdë? Ka zona në të cilat nëse nuk ndërhyhet me nenkalime dhe mbikalime per mjetet nuk do te arrihet kurrë zgjidhja e ketij problemi serioz. Beni nje xhiro ne linjen e autobusit te unazes dhe numëroni sa semafore jane pergjate kesaj distance kaq te vogel dhe sa kryqezime ndodhen te cilat here pas here rregullohen jo vetem me semafore por dhe police per shkak te situatave qe krijohen. Prandaj eshte e domosdoshme qe te behet nderhyrje ne kete drejtim.
Eshte e mundeshme qe ne disa kryqezime te eleminohen nepermes nen ose mbikalimeve. Po te shikosh sidomos ne oret e para te fillimit te pune pra rreth ores 07-30 deri ne oren 08-30 ku levizin edhe zyrtaret e larte qe jo pak raste bllokohet qarkullimi per te bere levizjen me lirshem te tyre, pa lene menjane edhe kohen qe levizin delegacione te huaja nga Rinasi-Tirane sa segmente bllokohen.
Email nga adresa: [email protected]
