Berisha: Brenda 1 viti marrim statusin, Rama të mbaj nervat

redaktor

Partia Demokratike prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e beratit, në një miting madhështor në sheshin e qytetit. Kryeministri i vendit Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, theksoi se kandidatët e PD-së, do jenë deputetët e interesave dhe hallave të qytetarëve.

Kreu i ekzekutivit duke përmendur arritjet e qeverisë, tha se alternativa e socialistëve është bllokimi dhe akuzat.

“Alternativa tjetër është akuza, akuza dhe vetëm akuza, mohim mohime dhe vetëm mohime, bllokime bllokojmë dhe vetëm bllokime. Është normalet kritikosh nga mëngjesi gjer më darkë qeverinë, po është anormale dhe e pandershme të vish në Berat dhe t ë deklarosh para qytetarëve të Beratit se asnjë armik dhe pushtues nuk ju ka bërë ju atë që ju ka bërë kjo qeveri. Është e dhimbshme se kjo nuk vjen nga një spital psiqikiatrik, por nga lideri i opozitës që e di që Berati sot ka shumë halle po është vend anëtar në NATO. Të thuash këto do thotë të udhëtosh në autobus me xhama të zi dhe të mos shohësh asgjë”, tha Berisha.

Kryeministri premtoi se brenda vitit Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat, teksa shprehu edhe njëherë më shumë këmbënguljen e tij për të miratuar cdo reformë që do liberalizonte vizat me SHBA.

Share This Article
3 Comments
  • qenia me e poshter qe ka njohur historia shqipare .degjoheni te madhin REXHEP QOSJA cflet per te .
    ju lutem lexoni edhe gazeten shqiptare sot -epikriza e pushtetit te sali berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *