Natyra juridike e mbretërimit të Skënderbeut

anazapta

Çfarë shkruante për Heroin Kombëtar të Shqiptarëve në vitin 1944, revista letraro-kulturore „Fryma“. Cilat ishin sipas autorit, argumentat ligjore që justifikonin cilësimin Mbret të Shqipërisë të Princit legjendar të Kastriotëve që i kundërviheshin tezave tendencioze të disa prej studiuesve të huaj

Disa shkrimtarë të huaj, kundërshtarë të vendit tonë, duke dashur të na diskretitojnë në çfarëdo mënyre, kanë pretenduar që Skënderbeu të ketë qënë një bajraktar i thjeshtë shqiptar, pa kurrëfarë atributi sovraniteti. E vërteta është krejt ndryshe. Skënderbeu ka sunduar në principatën e vet si sovran i vërtetë dhe në Shqipëri si mbret i asaj kohe.

 

Që lexuesi të mos hasë në konfuzione është e nevojshme, para se të hyj në themel, të bëhen disa sqarime mbi viset shqiptare dhe elementët tokësore e politikë që përbënin mbretërinë e Skënderbeut. Mbretëria e Shqipërisë gjatë sundimit të Mbretit tonë të madh, shtrihej afërsisht mbi këto krahina: Prefekturat e sotme të Vlorës, Beratit, Elbasanit, Tiranës, Peshkopisë (bashkë me Dibrën e Madhe deri në Koxhaxhik – Stefigrad) Durrësit ( me përjashtim të qytetit), Shkodrës( me përjashtim të qyteteve Shkodër, Lezhë dhe Shëngjin) dhe Kukësit, duke u përfshirë në këtë anë edhe një pjesë e pacaktuar e Metohisë.

 

Qytetet e Shkodrës, Lëzhës, Shëngjinit dhe Durrësit ishin të pushtuar nga venecianët, kurse vendet e tjera të Shqipërisë që ishin jashtë kufinjve që përmendëm më lart në jug, në lindje dhe në veri-lindje,  ishin të pushtuar nga turqit. Kështu që Mbretëria e Skëndërbeut nuk përfshinte brenda saj të gjitha viset e banuara nga shqiptarët. Por edhe kjo pjesë e Shqipërisë që formonte Mbretërinë e Shqipërisë të asaj kohe, nuk ishte e njehsuar. Ajo ndahej në shumë principata nga të cilat ato më të dallueshmet ishin Principata e Kastriotëve e përbërë nga dy Dibrat, Matit, Vumenishtit, Krujës dhe rretheve të Tiranës me kryeqytet Krujën; Principata Aranit Komnen Thopia Golemit e përbërë nga rrethet e Vlorës, Kurveleshit, Himarës, Çermenikës, Shpatit dhe disa viseve nga ana e Devollit, me kryeqytet Kaninën e Vlorës; Principata e Muzakave e përbërë nga rrethet e prefekturës të Beratit dhe të Myzeqesë me kryeqytet Beratin. Principata e Dukagjinasve, e Shalës dhe e Shoshit, e Zadrimës, e Danjës dhe shumë të tjera më të vogla. Por dy nga këto principata para hipjes në fuqi të Skëndërbeut kanë pasur një superioritet moral mbi të tjerat; ajo e Krujës mbi principatat Veriut dhe ajo e Kaninës mbi principatat e Jugut.

 

Pas këtyre shpjegimeve të nevojshme për kuptimin e temës, do të shpjegojmë më parë origjinën e sovranitetit të princave shqiptarë, pastaj do të studiojmë superioritetin e Skënderbeut si nga pikëpamja e politikës së brendshme, ashtu dhe nga ajo e politikës së jashtme mbi këta princër. Na duhet të krahasojmë kështu regjimin mbretëror shqiptar me regjimet mbretërore të Perëndimit të asaj kohe, duke e vënë në dukje më së miri edhe funksionimin e aparatit administrativ dhe kushtetues.

 

Skëndërbeu nuk krijoi sovranitetin e princërve shqiptarë. Këta ishin sovranë para mbretërimit të tij. Këtë sovranitet ata e kishin fituar historikisht në këtë mënyrë: Si vdiq Car Stefan Dushani, mbret i Serbisë në vitin 1355, në mbretërinë e të cilit përfshihej edhe Shqipëria, një princ i Shkodrës u deklarua më vetë dhe mori titullin Balsha I. Ky princ formoi mbretëri të madhe shqiptare që nuk është rasti për ta studiuar këtu. Por pas shkatërrimit të kësaj mbretërie, të gjithë princat shqiptarë që njihnin Balshët për kryezot, u deklaruan sovranë vetëurdhëres, duke trasformuar principatat e tyre nga provinca mbretërore, në shtete të pavarura. Dhe kështu, këto princa ushtronin në principatat e tyre të gjitha gjitha atributet e sovranitetit. Ata ishin të zot të mbanin një fuqi të armatosur për mbrojtjen e vendit, të shpallnin luftë dhe të bënin paqe me princat e tjerë, ose edhe me fuqi të huaja, me lidhë traktate me karakter ndërkombëtar.

 

Manifestimi i sovranintetit të princave shqiptarë në marrdhëniet midis tyre ose me subjektet e tyre, ishte i përditshëm dhe historia jonë kombëtare është e mbushur me ngjarje që vënë në dukje të gjitha artributet e vetëurdhërimit, me të cilat ishin veshur këta princa. Gjithashtu edhe me fuqitë e huaja, dhe sidomos me fqinjët e Shqipërisë, princat e mëdhenj shqiptarë, si princat e Kastriotëve, Arianitasve dhe Dukagjinasve, silleshin si sovranë të vërtetë. Për të ilustruar tezën tonë në këtë pikë, po përshkruajmë dy ngjarje të cilat hedhin një dritë të plotë mbi realitetin e sovranitetet të princave shqiptarë para mbretërimit të Skënderbeut.

 

Në vitin 1420, përfaqësuesi fuqiplotë i Gjon Kastriotit, Princit të Krujës, lidhi një traktat tregtar në emër të princit të vet me përfaqësuesit e Republikës së Raguzës, për tagrat që duhej të paguanin tregtarët raguzianë që transportonin mallra në Ballkan, duke përshkruar principatën e Kastriotëve. Në vitin 1421, Gjon Kastrioti lidhi një traktat aleance ushtarake sulmuese dhe mbrojtëse me Sulltan Muratin e II, aleancë e drejtuar kundra Venedikut. Nga këto dy fakte, del qartë që princat shqiptarë konsideroheshin edhe nga fuqitë e huaja si sovranë të vërtetë.

 

Tanimë, pas shpjegimeve të dhëna më lart, nuk mbetet aspak dyshim se Skëndërbeu, trashëgimtar i babait të tij, Princit Gjon Kastrioti, kur u kurorëzua më 28 nëntor 1443 Princ i Krujës, ceremoni në të cilën merrnin pjesë një shumicë princash të ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë së lirë, ishte një monark i veshur me të gjitha atributetet e sovranintetit në të tërë principatën e trashëguar prej babait të tij. Por ngjarjet që pasuan kthimin e tij në Krujë ndryshuan thellësisht atributet e tij të sovranintetit, duke i transformuar pushtetet e tij princërorë, në pushtete mbrëtërorë mbi të gjithë atë pjesë të Shqipërisë së lirë që përmendëm më lart. Ky transformin u bë për shkak të ngjarjeve të jashtme dhe u imponua nga nevoja, si e princave shqiptarë, ashtu edhe e fuqive të huaja të interesuara. Skëndërbeu nuk është zgjedhur Mbret i Shqipërisë me ndonjë vendim të ndonjë kuvendi kombëtar; as dhe është njohur si i tillë me ndonjë diplomaci të përbashkët dhe të përnjëhershëm nga fuqitë e huaja. Por si u tha më lart, ngjarjet historike të dituara të kohës së tij, u imponuan si nga princat shqiptarë, ashtu edhe nga fuqitë e huaja që e njohën si Mbret i Shqipërisë.

 

Këtu më poshtë do të radhisim faktet më me rëndësi të brendshme dhe të jashtme, prej të cilave ka rezultuar njohja e autoritetit mbretëror të Skëndërbeut, si prej princave shqiptarë, ashtu edhe nga fuqitë e huaja.

 

1) Njohja e Skëndërbeut si Mbret i Shqipërisë prej princave shqiptarë.

 

Siç dihet, më 1 Mars 1444, u mbajt një kuvend në Lezhë, ku morën pjesë të gjithë princat shqiptarë për të marrë masat e duhura ushtarake kundër kërcënimit të një invazioni turk, që po i turrej Shqipërisë. Në këtë kuvend u formua një Ligë e princave Shqiptarë dhe Skëndërbeu u zgjodh unanimisht kryetar dhe kryekomandant i të gjitha forcave ushtarake që principatat e ndryshme kishin rekrutauar për t’i bërë ballë rrezikut të gatshëm. Është e vërtetë se në këtë kuvend, Skëndërbeut nuk iu dha titulli formal i Mbretit. Por zgjedhja e tij si kryetar i princave, e bën atë në fakt Mbret të Shqipërisë. Sepse ai, menjëherë pas Kuvendit të Lezhës, luftoi si kundra venecianëve, ashtu dhe kundra turqve me të gjitha forcat e bashkuara të princave shqiptarë, në emër të Shqipërisë, dhe jo në emër të tij dhe të princave shqiptarë. Edhe armiqtë e tij kryesorë, turqit, qëndresën e Skëndërbeut e konsiderojnë si qëndresë të bërë nga populli shqiptar të udhëhequr nga sovrani i tyre i vetëm, Skëndërbeu. Përveç kësaj, Skëndërbeu gjatë mbretërimit të tij inaguroi edhe një politikë centralizimi, duke rrëzuar nga fuqia shumë princa të vegjël, duke pastruar kështu vendin nga princat feudalë. Sikur Skëndërbeu të kishte mundur t’i bënte ballë invazionit turk, sigurisht se do të kishte bashkuar të gjithë Shqipërinë në një monarki të unifikuar.

 

2 ) Njohja e Skëndërbeut Mbret i Shqipërisë nga fuqitë e huaja.

 

Për shkak të rrethanave historike të ditura, Skëndërbeu iu imponua princave shqiptarë si i pari i tyre dhe si rrjedhë llogjike e kësaj   gjendje, pushteti i tij princëror u transformua në pushtet mbretëror mbi të tërë Shqipërinë e asaj kohe, ashtu edhe kundrejt fuqive të huaja pushteti i tij pati po këtë vlerë juridike, pasi ato fuqi të huaja të interesuara në punët e Shqipërisë, nuk njohën tjetër sovran sundimtar mbi Shqipërinë, përveç Skënderbeut. Ato fuqi i drejtoheshin vetëm Skënderbeut si monark i Shqipërisë sa herë që donin të merreshin vesh me Shqipërinë ose kishin për të zgjidhur ndonjë konflikt interesash me vendin tonë. Janë disa ngjarje historike që vënë në dukje të qartë njohjen e Skëndërbeut si Mbret i Shqipërisë nga fuqitë e huaja, shënojmë se: në vitin 1448, në Lezhë Skënderbeu, me anë të përfaqësuesve të tij fuqiplotë, Gjergj Pellini dhe Andrea Ipeshkëv i Krujës, lidh një traktat paqe me Venedikun nëpërmjet përfaqësuesve të plotfuqishëm të saj, akt me të cilin i jepej fund luftës midis Venedikut e Shqipërisë. Gjithashtu në vitin 1441, Skëndërbeu nënshkruan në Krujë një traktat paqeje me përfaqësuesit e Sulltan Mehmetit II, nga kushtet e të cilit ai më me rëndësi për tezën tonë është njohja „de jure“ e Skënderbeut si Mbret i Shqipërisë. Bile Papa Piu i II, kishte vendosur të vinte në Durrës me rastin e një kryqëzate që do të ndërmerrte kundra Turqisë edhe me këtë rast do të kurorëzonte Skëndërbeun, Mbret të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Rumelisë, në mënyrë që njohjes juridike t’i shtohej edhe konsakrimi fetar.

 

Por kjo ceremoni nuk u përmbush për shkak se Papa i mësipërm, në kohën që po përgatitej të vinte në Shqipëri, vdiq. Nga këto ngjarje, kuptohet qartazi se Skëndërbeu është njohur „de facto“ si dhe „de jure“ si Mbret i Shqipërisë nga fuqitë e huaja.

 

Dhe është interesante tani të krahasojmë regjimin e kësaj mbretërie me ato të mbretërive të tjera të Perëndimit dhe mandej të hedhm një vështrim mbi funksionimin e aparatit shtetëror të Mbretërisë Shqiptare, si nga pikëpamja kushtetuese, ashtu edhe nga ajo e administrimit të vendit nga organet qeveritare. Siç dihet pra, në shekullin e XV, shoqëritë e ndryshme njerëzore të Perëndimit, ishin të organizuara ende në bazë të regjimit feudal. Qeveria qendrore e përfaqësuar nga Papa në Italinë e mesme, nga Mbreti në Napoli e Francë, dhe nga Perandori në Gjermani, kishte pushtet të shihte vetëm punët e shtetit, të brendshme dhe të jashtme që kishin një karakter kombëtar. Por provincat e ndryshme të qeverive të mësipërme, administroheshin nga princër, dukë, kontë etj. në bazë zakonesh e privilegjesh të trashëguara prej qindra vitesh. Këtij rregulli të përgjithshëm, nuk i ishte shmangur as Shqipëria në kohën e Skënderbeut, pasi edhe ndër ne, princat e ndryshëm feudalë gëzonin të drejta dhe privilegje prej shumë kohësh dhe këta gjatë gjithë kohës së sundimit të Skënderbeut, kanë vazhduar të administrojnë principatat e tyre, përsa u përkiste interesave lokale pa kurrfarë ndërhyrje nga ana e sovranit Skëndërbe, të cilit i ishin rezervuar vetëm të drejtat dhe detyrimet për të mbrojtuar interesat e përgjithshme të kombit shqiptar, siç rezulton nga vendimi i Ligës së  Lëzhës.

Kemi pak dokumenta të sakta, si për sa i përket administrimit të vendit prej princave të ndryshëm shqiptarë, ashtu dhe funksionimit të aparatit kushtetues të Mbretërisë së Skëndërbeut. Përsa i përket administrimit të vendit prej princave shqiptarë dimë vetëm, siç u tha dhe më lart, që princat shqiptarë administrojnë principatat e tyre sipas zakoneve dhe privilegjeve të trashëguara prej shumë vitesh; por nuk dimë asgjë me saktësi mbi mënyrën e mbledhjes së taksave, të funksionimit të drejtësisë, të sigurimit publik etj. Gjithashtu, nuk kemi dokumenta që të hedhim një dritë të plotë mbi funksionimin e aparatit të lartë mbretëror ose më mirë të organeve kushtetuese. Dija jonë kufizohet me kaq: Mbreti Skëndërbe, në të gjitha veprimet e larta shtetërore ndihmohej nga një këshill që mund të quhej Këshilli i Kurorës dhe pa pëlqimin e të cilit, ai nuk mund të ndërmerrte asnjë veprimtari me rëndësi. Përveç këtij këshilli, Skëndërbeu mbante pranë vetes edhe disa persona të shquar, të cilët përmbushnin detyrat si me thënë të një Ministri për punënt e Jashtme, të një Ministri të Financave dhe të tjera.

 

Nuk mund të flitej asokohe për garancinë e lirisë personale të shtetasve të Mbretërisë. Këto liri nuk ekzistonin jo vetëm në Shqipëri, por as në shtetet e tjerë të Europës kontinentale. Por me gjithë këto, pse mungonin të tilla garancira kushtetuese për subjektet, nuk mund të deduktohet nga ky fakt që Skënderbeu të ishte një mbret diktator. Qeverisja e  tij në principatën e Kastriotëve, ka qënë një qeverisje atërore dhe në punët e larta të mbretërisë, fuqia e tij sovrane, ka qënë patjetër e kufizuar nga ekzistenca e Këshillit të Kurorës që u përshkrua më sipër.

R. Kolonja

 

Bukuria e pamjes së tij dhe madhështia e shtatit, bashkoheshin me një forcë trupore të përmbinjerishme. Shpata e tij bënte çudira. Me një të goditur të saj ia preu kokën një demi të egër që shkretonte arat e motrës Mamicë. Në rrethimin e Krujës, për të çgjakësuar rrjepjen e pashpirt të Moisiut dhe të shatë oficerëve, me një goditje të shpatës i copëtoi më dy, të vëllanë e Ballaban Pashës, Jonuz me të birin, Hajdar. Në betejë, e kishin parë të çante me shpatën e tij burra të armatosur nga koka te këmbët. Turqit kujtoninn se shpata e tij ishte e magjepsur dhe pas paqes së motit 1461, Sulltan Mehmeti ia kërkoi si dhuratë. Skëndërbeu iua dorëzoi menjëherë, por Sulltani ia ktheu prapë duke i thënë që s’ishte shpata që kërkoi, pasi nuk ndryshonte nga të tjerat më të prerë. Skëndërbeu duke nënqeshur i tha ambasadorit turk: „I dërgova shpatën e mirë, por s’mund t’i dërgoja dhe krahun bashkë!“

Fan NOLI – nga HISTORIA E SKËNDERBEUT

 

Share This Article
5 Comments
  • Shume e sakte! Nese PapaPiu II nuk do kishte vdekur,Skenderbeu jo vetem do ishte konsakruar mbret,por fati i Shqipërise mesiguri do ishte ndryshe!Persa i perket idese se a ishte diktator Skenderbeu,kjo vlen te analizohet edhe nepermjet dokumentave qe ekzistojne.Pershembull pas tradhetise se nipit te tij,Hamzait,thuhet se Skenderbeu interrnoi ne kenetat e Myzeqese mijra shqiptare,mbeshtetes te Hamzait.Kjo mund te duket e vertet ndersa shifra e familjeve te interrnuara te Kosoves,Shkodres,Dibres etj…ne Myzeqe per 15 vjet apo vrasjet e atyre qe nuk shkonin ne lufte(Vetëm ne Shkoder ai eshtë sabotuar dy here,e para,kur shkodranet nuk panuan te shkonte atje per te bere Kuvendin(E beri ne Lezhe sepse prijsi jugore kishin ardhur per Kuvend Kombetar)dhe se dyti kur Balshajt shkodrane e penguan ate duke u grindur,per ti shkuar ne ndihme Huniadit i cili nga kjo mosardhje dhe sabotimi i mbretit serb,u b dhenderr me pas i Sulltanit,humbi betejen rende ne Fushe-Kosovë!…Peripecite e brendshme te mbreterimit te tij, natyrisht ai i zgjidhte me shpate dhe mjafton dyluftimi me nipin e tij te kuptojme se ishte nje diktator edhe i nje pjese te popullit te vet dhe kjo eshte nje arsye qe atij jo turqit,por shkodranet me Balshajt i prishen edhe varrin,i moren eshtrat,bashke me disa turq te ardhur posacerisht per rrezimin e tij.Nje dokument i Vatikanit pranon se Hamzai nuk u fal ne vitet e fundit te jetes,dhe u dergua i interrnuar ne Napoli ku dhe citohet se vdiq!Per nje periudhe 300 vjcare keta shqiptare te interrnuar prej tij i mohuan gjithshka njohese,gjersa Arbereshet dhe Rilindja shqiptare e ngriti ne piedestal!Skenderbeu,ky kalores i krishterimit,sipas vleresimit te Vatikanit,i ben nder tani ne Shkoder,Kosove e kudo ne Shqiperi,popullit shqiptar!….

  • Gjithnje kjo qeleshe ne koke,ka perfaqsuar Katolicizmin,kurse 2 kokat e shqiponjave mbreterin Zariste te Stefan Ürosh Dushan i cili ja dhuroj mbreterin Cariste nipit te tij Stefan Llazar,dhe ky i fundit ja kaloj gjyshit te DURAD GJYRO shqip GJERGJ Brankovic ky i fundit Djali i Vojsava Brankovic, Gjergj Kastrioti!
    Gjergj Kastrioti u be mbret i Epirit,dhe per kete ka deshmuar Marlin Barleti ne mes te viteve 1500!
    Pra Gjergj Kastrioti ka qene nipi i Stefan Llazarevic dhe i Gjyshi GJYRO Brankovic!
    Vojsava e ema e Gjergjit kishte edhe femije te tjere,si Stanisha,Mara,Mamica!
    Disi dicka interesante per lexuesin,por e verteta eshte kjo,qe Shqiptaria e ka zanafillen tek Rusia,ose tek Serbia dhe nje keshtjelle identike si ajo e krujes nddhet ne Serbi!
    Arqitekti besoj se eshte identik!

    • Ben o kapedan kjo eshte doktrina e Akademise se Shkencave te Beogradit,dhe me lejo te them qe me kete gomarllik sapo hodhe ne kosh mbi 1000 libra qe jane bere per historine e Gjergj Kastriotit,te te vije turp,gdhe !

  • Askushi:Hamzai u kap rob ne beteje, u dergua te kryente burgun ne Napoli ; pas ca kohesh u la i lire te shkonte ne Turqi ( kishte te jemen turke) ku dhe vdiq si… qen
    beni :nuk je vetem ti me arsim e formim ghysmak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *