I rrituri që bëhet fëmijë dhe “këndon”

anazapta

E dashur Dita. Dikur, kur ishim te vegjel,ne vitet e komunizmit,na mesonin nje kenge-vjershe: “O xhaxhi,xhaxhi Enver / I ke duart me sheqer / Me sheqer e me hurma / lum Partia qe te ka” te cilen e kendonim ne kor dhe bertisnim kush e kush me shume. Patem fat sepse e pati vetem partia dhe nuk u be prone e paluajtshme e popullit sepse perndryshe edhe sot do te ishte sundues ne ideologji e ne pushtet, pavaresisht se sot ka ndryshar emer dhe fytyre dhe quhet Sali Berisha dhe ideologjia quhet berishizem(siç thote M.Nano).

Eshte per te ardhur keq kur degjova duke ecur rrugeve te lagjes disa zera femijerore qe kendonin dhe bertisnin ne kor: “O Sali,Sali Berisha / na mesove me dy gishta / Me dy gishta tra-la-la / lum ky popull qe te ka”

Imagjinoni qe pas 40-vjetesh femija nuk ka ndryshuar fare dhe ky eshte nje problem tjeter per te cilen shoqeria shqiptare duhet te reflektoje dhe ti vere gishtin kokes, por nje gje eshte e sigurte: Historia perseritet, prandaj e thene ndryshe hoxhizmi dhe berishizmi ngjajne si dy pika uji. Por problemi nuk qendron vetem tek femijet,sepse ata manipulohen me shpejt dhe imitojne modele,qofte edhe negative (Zotesia, aftesia dhe sidomos kultura e prinderve dhe e shoqerise luan nje rol te madh e te pazevendesueshem).

Problemi qendron tek i rrituri i cili behet femije dhe fillon te kendoje: “O Sali tu befsha ferre / merr pushtetin dhe nje here. Qe do te thote: Hajt tja marrim dhe nje here, bashke me xhaxhin Enver”

Ndodh shpesh qe”plaku behet femije”e shikon duart e femijeve se çfare i kane sjelle, qofte edhe nje karamele. Por qe nje kengetar”i njohur” nga brezi i vjeter dhe i “panjohur”nga brezi i sotem ti kendoje nje kenge te tille Sali Berishes do te thote sa poshte ka rene kengetari,inelektuali,profesionisti, shoqeria etj. etj. Zoti na ruajte qe burra te tille kthehen ne femije, sepse femijet edhe i falim, por te tille “burra” duhet te rilindin, pse jo edhe te lindin, por jo te kendojne ne kor si me pare.Atehere, shpresojme qe historia te mos perseritet. Shpresojme qe jo!

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *