Lideri i ri i çamëve: Mjaft më me marifete ordinerësh në interesat tona më të larta kombëtare

editor

Mandatet e komunitetit çam në parlamentin e ardhshëm janë cilësuar këto kohë si një nga surprizat e mundshme të 23 qershorit. Me kalimin e Shpëtim Idrizit në listat e PD-së, komuniteti çam është riorganizuar nën drejtimin e Aleancës Popullore, lëvizja politike që drejtohet nga Artur Dojaka – shkruan portali online i gazetws TemA.

Sipas disa sondazheve të fundit, janë të mundura mandate deputetësh të komunitetit çam në Fier e Vlorë, por nuk përjashtohet një luftë e fortë për mandatin e fundit në Tiranë e Elbasan. Kreu i AP-së Artur Dojaka i ftuar në konventën dy ditore të PS-së “Bashkë për një fitore plebishitare që sjell ndryshim rrënjësor” që ka nisur sot në Pallatin e Kongreseve, tha ndër të tjera se “kemi vënë zemrën tonë, mundësitë tona dhe gjithçka tjetër në shërbim të një kauze që është amaneti i shenjtë i të parëve tanë”.

“Ne jemi sot në këtë koalicion sepse besojmë te ndryshimi. Ne duam një Shqipëri më të mirë. Një Shqipëri më të mirë për çamët nuk mund të jetë e tillë pa qenë një Shqipëri më e mirë për të gjithë. Mjaft më me pseudo-kauza dhe pseudo-politikanë që bëjnë sikur përfaqsojnë kauza, por në fakt përfaqësojnë vetëm interesa private meskine.  Mjaft më me marifete dhe falsifikime ordinerësh në çështjet që përfaqësojnë interesat tona më të larta kombëtare – tha Dojaka.

“Deputetët e pas 23 qershorit të Aleancës Popullore ndihen krenarë që ndajnë që sot këto vlera brenda këtij koalicioni gjithëpërfshirës. Ne do na keni krah sa herë do thirren në apel interesat kombëtare të vendit” – u tha të pranishmëve në fjalën përshëndetëse kreu i ri i komunitetit çam.

Share This Article
12 Comments
  • Mjaft premtues ky Dojaka i vri.I zgjuar,gjakeftohet,i vendosur ne kauzen e tij dhe me integritet. …suksese

    • Po ai idrizi ne nje telefonatr te rregjistruar u shpreh hapur se jam i zoti vetes un nuk do vdes ketu, prandaj nuk eshte per interesat e cameve ai lloj njeriu eshte per interesa personale, per qef te tij, bravo dojaka te pakten nje individ mendon per camet.

      • Camet duhet te bashkohen me rrugen e rilindjes ne qeofte se duan mbeshtetje per kauzat e tyre, pasi me berishen vetem shqipetaret qe nuk perfitojn, jane greket qe u falet deti, jane serbet qe pasurohen dhe familja berisha po per shqiopetaret nuk ka vende

  • Meruni me Pd juve meruni ,dhe ju per lesh do shkoni sic po iken vet Saliu , po mesa shof te ka premtuar mire Sala per te vjedhur se gjer dje e shanit e tashi jeni bere shok e shoqe te ngushta , Me 23 qehosr eshte Edi Rama kryeminister mos kujto se aleanca me PD do fitosh

  • Tere hajdutat po mblidhen ne e kamion , do jet me e thjeshte ti fusesh ne burg kur i ke te gjithe ne nje vend, hyri dhe tjetri u bashkua me Salen per rrugen drejte mashtrimeve te pa fundme qe per fatin ton te mire i ka ardhur fundi, dhe ajo dit eshte me 23 qeshor

  • kjo mbeshtetje e aleteve eshte edhe nje tregues tjetr i cili na sjelll lajmin e mire te fitores se madhe. fitore e cila do jete plebishitare dhe mjaft dmthanse

  • KJO PARTI E RE CAME ESHT EGOXHA DINJTOZE ESHTE GOXHA ME PREZENCE NE VEND DHE SKA ASNJE ARSYE QE CAMET TE VOTOJNE SHPETIM IDRIZIN DHE PARTINE E TIJ TE NDYRE

  • KJO PARTI E RE CAME ESHT ENE KOALICION ME TE MAJTEN NE KOALICION ME NDRYSHIMIN NE KOALICION ME RILINDJEN DHE KERKON ROTACIONIN QE ESHTE GJEJA ME E MIRE QE MUND TE NDODHE NE SHQIPERI NE KETO MOMENTE

  • KJO PARTI U RRESHTUA DENJESISHT PRANE SE MAJTES U RRESHTUA DENJESISHT PRANE PARTISE SOCIALISTE DHE KOALICIONIT TE RILINDJES PER NJE SHQIPERI EUROPINAE,KJO E BEN KETE PARTI DINJITOZE

  • neeeee do jemi fituesit e 23 qershorit date e cila do jete vendimtare per te ardhemen e shqiperise e cila figurativisht i ngjan trenit te madhrave qe shkon drejt gremines, tren i cili duhet te shpetohet nga ne, pra nga ju qytetare te dashur

  • Te duash veten,vendin tend,te duash Camerine ,te duash Shqiperine eshte jo vetem detyre por per ne eshte AMANET.Nje amanet qe po rilind brenda nje RILINDJEJE te madhe .Jemi aty me zemrat ,mendjen ,energjine tone sepse e dime qe kjo eshte rruga e FITORES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *