Projektbuxheti 2013, debate në Komisionin e Ekonomisë

anazapta

Mbledhja e sotme e Komisioni Parlamentar të Ekonomisë është shoqëruar me debate mbi projektbuxhetin e vitit 2013.

Sipas zv.ministrit të Financave, Alfred Rushaj, mosrealizimi i të ardhurave ka ardhur për shkaqe që nuk varen nga Financat. “Ka ndikuar moti i keq në vendin tonë dhe kriza në Itali, që është dhe partneri kryesor i Shqipërisë”, tha Rushaj.

Ndërsa deputetja socialiste, Mimi Kodheli, në këtë moment është më e rëndësishme të flitet për të ardhurat e vitit  që po vjen.
“Mos tregoni sesa borë bie në Shqipëri, por thoni si do realizoni të ardhurat në vitin 2013?”, tha Kodheli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *