Berisha: Kreu i LSI kërkon karrigen e Ramës ose timen. Meta: Diversionet e tua nuk kanë të ardhme

anazapta

Kryeministri Berisha ka akuzuar sot kreun e LSI-së se kërkon të marrë karrigen e kryeministrit. Nga Gjirokastra, ku ka zhvilluar takime me votuesit, Berisha u shpreh se Ilir Meta iku drejt LSI-së me qëllimin për të marrë ose karrigen e kreut të PS-së ose atë të kryeministrit pas 23 qershorit. “Meta nuk mund ta marrë kurrë karrigen time”, tha Berisha.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më pas, kreu i LSI-së, në një takim me gazetarët, e ka cilësuar këtë deklaratë të Berishës si diversion. Meta tha se ka qenë pikërisht përçarja e së majtës arsyeja që e ka mbajtur Berishën në pushtet për tetë vite me radhë, por tashmë një epokë e re nis në mëngjesin e 24 qershorit.

“Berishën e kam ftuar që pas 23 qershorit të vijë si turist në Berat. Diversionet e tij brenda opozitës nuk kanë asnjë të ardhme. Ai arriti të qëndrojë për një kohë të gjatë në pushtet, falë këtyre problemeve, tani fillon një epokë e re në mëngjesin e 24 qershorit. Berisha ka një problem të madh, sepse nuk ka vullnetin që t’i votojë tri ligjet gjatë këtyre ditëve të fundit të mandatit të parlamentit. Ai është i kompleksuar që ky propozim vjen nga LSI-ja, e cila është tashmë pjesë e opozitës. Koalicioni ynë është në sintoni të plotë, Berisha vazhdon të shohë ëndrra me sy hapur. Objektivi ynë i vetëm është fitorja e koalicionit të majtë”, tha Meta.

Kreui LSI-së ripërsëriti ftesën drejtuar maxhorancës, për votimin e tri ligjeve të integrimit, me kushtin e mëparshëm, që ato të hyjnë në fuqi me krijimin e Parlamentit të ri.

 

Share This Article
5 Comments
  • Ky njeri ka probleme gjithmone me karriken. Demokracia ne shqiperi sipas tij fillon dhe mbaron tek karrikja e tij. Nje njeri krejtesisht i dale nga realiteti dhe nje shoqerie qe inspiron prej me shume se dy dekadash per liri. Monstra e diktatures kuntermon dhe kerkon te na mbaj ende peng te se shkuares se tij.
    Kjo eshte nje arsye me teper qe me vote ta flakim qe te gjithe nga politika dhe ta dergojme ne shtepine tij qe te bej jeten e nje pensionisti te marrosur pas vetes, ku te komandoje dhe te beje çte doje me Lirine, Argiten dhe Zenin qe i ka ne pjese.

  • “Meta nuk mund te marre kurre karrigen time”-keto jane fjalet e Berishes! Berisha! Karrige jotja eshte ajo qe ke ne shtepi , ate te k/ministrise mund ta “marre” seicili shqipetar qe voton populli.O , sa injorant,sa kafshe pylli sa i pagdhendur je ti sa i neveritshem,kush te polli ty monster?!Edhe une ofendoj veten qe merrem me ty,kerme e qelbur.!

  • Te nje kallepi jeni, ne nje canak keni ngrene per shume vite. Harram u qofte kur spekulloni mbi kete pop[ull o te pabese, maloket e dreqit.

  • ketij palaco karrigja i duket e domosdoshme si haloperidoli qe ky psikoze merr ,po ikore psiqik se SHqiperia eshte e shqiptarve nuk ta ka lene ram berisha amanet o plere e krimbur filoseb …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *