Malaj: Berisha duhet t’u kërkojë falje vlonjatëve

anazapta

Kandidati i pavarur, Arben Malaj, shprehet se Berisha duhet t’u kërkojë falje vlonjatëve për shkak të mungesës së investimeve në këtë zonë. Malaj ka reaguar pas vizitës së djeshme të Berishës në qytetin bregdetar, duke u shprehur se ai nuk e mbështeti Vlorën as për 100-vjetorin e pavarësisë. “Berisha duhet t’u kërkojë falje vlonjatëve! Berisha nuk e ka mbështetur asnjëherë Vlorën në investime, as edhe për 100-vjetorin e Pavarësisë. Jam i bindur që edhe demokratët vlonjatë do të zgjedhin modelin e shpresës dhe të përfaqësimit me integritet. Unë meritoj votat nga çdo votues i Vlorës, Sarandës dhe Delvinës! Punoj dhe u shërbej atyre përditë, me shumë dashuri dhe përkushtim. Kontributi im në politikë do të jetë larg ngërçeve dhe krizave, larg urrejtjes dhe mllefeve, pro integrimeve europiane”, tha Malaj

Share This Article
7 Comments
    • Malaj, një shushunjë e majmur për 20 e ca vjet që u ka shërbyer parreshtur Salih Geddaf Gërdec Gërdallës dhe dhe kumarxhiut të Kazinove, Tos Buzukut.

  • Po ik o Malaj se nuk te ka hije i vetmuar po futu tek shoket se eshte shume turp,çfar do bejsh i vetem edhe sikur te fitojsh? Mos u be i neveritshem se ke akoma ate respektin e dikurshem te popullit do ngelesh as ke hapa as ke hupa i thone.

  • BOJKOTOHENI KETE PLERE SE PO TE ISHTE SE DONTE TE FITONTE E MAJTA FUTEJ NE LISTAT E PASKAL MILOS DHE JO I PAVARUR.AI DO QE TE HUMBI E MAJTA DHE PO TE BEHET DEPUTET DO KALOJ ME SALIUN.JA DO POLITIKA QE TE SHAJ SALIUN QE TE MARR VOTA MAJTAS

  • Arben Malaj te kam konsideruar njeri te zgjuar megjithese je perpjekur te luash me dy porta qysh kur krijove levizjen e mendimit ndryshe qe shkriu si kripa ne uje.Nese je vertet i zgjuar kjo do vertetohet tani. bashkohu me opoziten dhe Edi Ramen qe te jesh me fituesin e neserm.Ndersa ne se ke ndonje mision per te kryer pasi mund te kesh gelltitur corbe te prishur dikur vazhdo sic e ke nisur dhe ne kete rast do mbetesh me turp ne histori, pasi do vertetohet qe nuk je i ndershem me popullin tend.

  • njeres si ky qe e perze nga dera dhe mundohette futet nga dericka ,duan vetem nje prgjigje;shqelmin dhe mos e qas me.

  • Kurse Malaj jo te kerkoj falje po duhet te denohet sepse ishte ideatori dhe krijuesi I firmave piramidale.Biles ne njeren ishte vete administrator[me behet Silva]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *