Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e saj për të diskutuar mbi strategjinë elektorale, e cila u miratua në punimet e Asamblesë Kombëtare të 19 tetorit.
Platforma e socialistëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka si shtylla kryesore ekonominë, arsimin, shëndetësinë etj, duke paraqitur në këtë mënyrë vizionin qeverisës që PS-së propozon për zgjedhjet e qershorit të 2013-s. Gjatë mbledhjes së Asamblesë u vendos edhe krijimi i disa ekipeve pune, të cilat do të punojnë për ta çuar PS-në drejt fitores.
