Për herë të parë në historinë e komunizmit barbar në Spaç të Rrëshenit u ngrit një flamur pa yllin e komunizmit. Ndodhi në kampin shfarosës të Spaçit. Më 21 Maj 1973 në Spaç të Mirditës, dhuna kishte kaluar çdo kufij ndaj të burgosurve politik dhe ndodhej ajo që pritej. Të gjithë të burgosurit e turnit të parë vendosën të mos dalin në punë dhe dolën në mbrojtje të Pal Zefit, i cili mbasi e kishte mbushur muajin në izolim (birucë) dhe policia nuk po e nxirrte nga izolimi. Të gjithë të burgosurit ishin në një mëndje: biseduan, vendosën dhe ngritën flamurin me zhgabën dy krenare pa yllin komunist qëndisur nga dora e një të burgosuri Mersin Vlashi.
Kampi famkeq u rrethua nga ushtria e civilë të armatosur. U prenë ujin e pijshëm dhe bukën, pasi nuk pranuan thirrjen e zv.ministrit të brendshëm Feçorr Shehu. Të burgosurit rezistuan duke i bërë nderim për tre ditë rrjesht flamurit shqiptar. Më në fund u vërsulën hienat me hunjë e tuba gome dhe me çtë mundnin duke i dërrmuar e thyer këmb e duar, i prangosnin dhe i nxirrnin sipër për ti gjykuar.
Në dydhjetshen e parë, 4 ishin të burgosur politik: Skënder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Hajri Pashaj. Duhej t’u merrej jeta. Dhe ashtu bënë. As sot pas 40 vjetësh askush nuk e di ku jane groposur, ata burra trima. Shteti shqiptar i sotëm nuk do të dijë apo të interesohet t’i gjejë dhe tu bëjë një varr. Në Spaç vazhduan grupe-grupe të dënoheshin me rastin e revoltës. Janë 5-6 grupe të cilët e kalojnë numrin 80 që janë ridënuar. Njëmbëdhjetë vjet me vonë po në muajin Maj, gati në një datë (fiks më 22 Maj 1984) në një tjetër skëterrë të komunizmit në Qaf-Bari të Pukës dhuna solli dhunë. Ata që jetonin vetëm me gjak njeriu edhe në këtë kamp caktuan tre kurbanë. Vetëm se me një ndryshim: kishin çuar përpara dy të dënuar me vdekje dhe të tretin e sakatuan me dru duke e thyer në mes. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja do dënoheshin me pushkatim në birucat e degës së brendshme të Pukës për ti pushkatuar më pas në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur “Antena e Radios” në Kuç. Të gjithë e dimë tani se Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja me këmbënguljen time, jo më pak dhe të familjarëve u gjetën dhe u vendosën atje ku u takonte, madje kane secili varrin e vet e jo më gropën e përbashkët si më parë në livadhin e antenës në Kuç të Shkodrës. Edhe me këtë rast qeveritarët e sotëm nuk u ndjenë fare për varrimin e këtyre trimave të persekutuar përballë dikaturës.
Letër e nënshkruar: Bedri Blloshmi

Pyetja me vend do te ishte, “çberi shteti per keta llumra te shoqerise”+
Je shum trim mbas tastiere ti pjelle bastarde e komunizmit. Po te jesh burre, hajde ma thuaj ne sy kete, dhe une te jap nr telefoni e adrese, dhe te shohim sa te vlen lekura. Pede i ndyre