Fryma e Re Demokratike prezantoi para qytetarëve shkodranë kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun Shkodër. Pas refuzimit të dy ambienteve të mëdha nga ana e ministrisë së kulturës dhe bashkisë Shkodër, takimi u zhvillua në mjediset e kinema “Millennium”. I pranishëm në takim kreu i Frymës së Re Bamir Topi pasi shprehu mirënjohje për qytetin e Shkodrës për gjithcka ka dhënë në historinë shqiptare tha se refuzimi i ambjenteve për FRD-në ka ardhur nga frika që ka pushteti për suksesin e kësaj force të re politike. Topi tha se FRD nuk është në politikë për një vend në qeverisje por për të përfaqësuar ata që nuk përfaqësohen dot duke filluar që nga ish-të përndjekurit e deri tek pronarët legjitimë. Ndërkohë që kryetari i FRD-së Bamir Topi po mbante fjalën para qytetarëve shkodranë pati disa ndërprerje të energjisë elektrike me qëllim prishjen e tubimit. Pas këtij gjesti dhe primitiv sic e quajti ai, z.Topi tha “Unë nuk e kam zakon të merrem me kundërshtarët politikë ,por kjo që po ndodh tani më përforcon bindjen që kam punuar me njerëz të vegjël që nuk e kanë merituar të përfaqësojnë këtë vend në institucionet qëndrore”. Këto, tha kryetari i FRD-së janë veprime të shërbëtorëve të kryestalinistit dhe asaj që drejton institucionin të përfaqësuar në mënyrën më vulgare të mundshme. FRD u shpreh Topi do të ndjekë politikë të moderuar, kundër konfliktualitetit dhe i ftoi qytetarët shkodranë të vlerësojnë më shumë se pushtetin,harmoninë dinjitetin dhe tolerancën. Gjithashtu kryetari i FRD-së iu sugjeroi kandidatëve të FRD në qarkun Shkodër të komunikojnë drejtpërdrejt me zgjedhësit për tu shpjeguar atyre programin dhe synimet e FRD-së në një momënt që kryeminsitri dhe kryetari i opozitës e bëjnë këtë gjë në media për 5-6 orë rresht.

Ne Shkoder ke listuar per deputet vertete nje person positiv si Fatlum Nurja. Urime.
PKola
Po ba me u krijuar partia e Ndoc Rrokut a gjinden simpatizant.