Avramopulos: Berisha të shohë përpara, jo 100 vjet mbrapa

anazapta

Ministria e Jashtme greke ka reaguar sërish ndaj sqarimit nga Kryeministria të deklaratës së Berishës, e cila çoi në anulimin e vizitës së Avramopulosit.

Duke iu referuar zëdhënëses së Kryeministrisë, e cila tha se  Preveza u përmend nga Berisha në kontekstin e 100 viteve më parë, Ministria e Jashtme greke shprehet:  “Liderët politikë duhet të shohin 100 vjet përpara dhe jo 100 vjet mbrapa. Dhe kjo është çështja së cilës duhet t’i japim më shumë rëndësi. Nacionalizmi është një kërcënim shumë i madh për Greqinë dhe për të gjithë Ballkanin. Greqia është lider i fuqishëm në rajon dhe do të vazhdojë të hapë porta bashkëpunimi me qëllim që të ecim përpara”.

Qëndrimi i Ministrisë së Jashtme greke u bë i ditur nga zëdhënësi i saj, Jorgos Delavekuras.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *