Po the Gjirokastra, i ke thënë të tëra!

anazapta

Gjirokastra ime,
Fjala mjaltë e këngës,
Ku dhe guri flet,
Me gjuhën e zëmrës!

Me gjuhën e zëmrës,
Me gjuhën e xhanit,
Gjirokastra ime,
Kurorë e Vatanit!

Kurorë e Vatanit,
Larë me flori,
Zoti vetë e gdhëndi,
Këtë mrekulli!

Që të jesh e para,
Zoti vetë të zgjodhi,
Dhe një mal me yje,
Përmbi ballë t’i hodhi!

Nuk ka Shqipëria,
As Bota e tërë,
O pikë e floririt,
Mbi Malin e Gjërë!

Sot me zërin tim,
Mblidhen mijëra zëra,
Po the Gjirokastra,
I ke thënë të tëra!

Në rrugët e tua,
Gdhëndur-o me gurë,
Këndova që foshnjë,
Sa u bëra burrë!

Dritë të kam në zëmër,
Dritë të kam te syri,
Ti për mua nëna,
Unë për tyja biri!

Gjirokastra ime,
Thesar për atdhenë,
Gjithmonë e para,
Për dyfek e penë!

Përmbi Mal të Gjërë,
Hapur si flamuri,
Ku me gjuhë njeriu,
Të flet edhe guri!

Ata gurë të gdhendur,
Ata gurë të bardhë,
Të gjithë s’të mjaftojnë,
T’i vësh lapidarë!

Ndaj gjithmonë kam dashur,
Veç asaj t’i ngjaja,
Se është Gjirokastra,
Themeli dhe maja!

Shënim: Poeti Arben Duka konkurron në zgjedhjet e 23 Qershorit në Qarkun e Gjirokastrës me Partinë Aleanca Popullore, si pjesë e kualicionit të majtë. Aleanca Popullore me kryetar Artur Dojaka ka numrin 3 në fletën e votimit. Arben Duka ka marrë titullin “Nderi i Qarkut “,”Nderi i Odries” dhe “Nderi i Lunxhërisë”. Duka ka botuar mbi 50 libra dhe është autor e bashkautor në rreth tremijë këngë. Historikisht ka një biografi politike të majtë.

Share This Article
15 Comments
  • Suksese i dashur Arben. Une nuk mund te votoj per ty se jam larg, por te jap voten e zemres time me bindje te plote. Zakonisht njerezit e mire nuk merren me politike dhe nuk votohen si politikane. Do ishte mrekulli sikur te kishim ca perjashtime kete 23 qershor.

  • I uroj pene te mprehte z.Arben dhe faqebardhe ne misionin qe ka nisur por e veshtire te dale ne breg se nuk e lene Kserat me Rulet.Rruge te veshtire paske zgjedhur o miku im, pasi ky popull eshte erresuar nga syte e mendja dhe shkojne pas qoftelargut diten e votimit dhe harojne listat e borxheve per kater vjet.

  • Suksese poet i nderuar.Sikur fjala dhe pena jote gdhendin aq bukur mbi flete ashtu uroj te skalisin dhe ne foltoren e parlamentit.Ka nevoje vendi dhe per trima te penes e jo vetem te pushkes.

  • Gjithcka qe ke shkruar dhe shkruan jane pjese e shpirtit dhe te natyres te bukur te kombit tone, te kombit tend, te kombit tim, te treves tende dhe times, te trevave te te gjitheve. Ti Arben di te mbedhesh bukur polenin e trashegimise dhe te kultures te popullit tone dhe ja kthen ate te perpunuar me mjaltin e mendjes dhe te pemes tende. Vargjet per Gjirokastren nuk jane as me pak dhe as me shume pervec, se himni i Gjirokastres, i kenduar nga bilbili i ketij qyteti Petrit Lulo

  • Beni eshte I Majte 24 karatsh, e zor se merr shume vota nga e Djathta.

    Po te ishte E Majta aq njerezore sa kenget e vjershat e Arben Dukes, do ta fuste ne Listat e saj elektorale…

    Ose do porosiste njerezit e saj te devotshem, guerilet e famshme, ta hidhnin kokrren e fasules per Benin e vellezerve poete Duka!

    mbare te vafte Beno!

  • divvm larg o i dashur nga memedheu im i dashur e qe ti ma heq brengen me ato vargjet e tua .eshte fatkeqesi qe njerezit e vendit tim qe zgjedhin me te mirin e te keqinjve …e kam thene edhe me pare o lazgush ivogel se LAZGUSHIN E MADH e lane ne hije per vite te tera keta njeres qe te permenda pak me lart…..kemi denuar veteveten qe zgjedhim te keqen zoti na dhente mend kete radhe te perqafon dashamiresi yt

  • Nje kenge te tille per Gjirokastren mund ta beje vetem nje njeri qe e do me shume se fort vendlindjen dhe shume patriot. Nje Vote e ke nga une per te majten. Mire je birbil pse do te behesh kendes, apo ti e di se ky popull do me shume zerin e kendesit se sa te birbilit.

    Per vjershen qe i bere Canit do te kujtoj nje shprehje gjirokastrite.

    Mos e nga lart e me lart
    Po ngaje si kunder je
    Shtpi mut e prag hale

  • bravo beno me pelqen entuziazmi yt cdo kush e don vendlindjen. por edhe themeli edhe maja gjirokastra nuk ka shanse .kena shoder locen edhe korcen ,qe kan dhan ma shum me pushk e me pen.

  • Urime, Arben! Kjo eshte poezi lirike qe ka vlera te paccmuara! Do desha dhe une nja tri strofa, jo me shume t’ia kendoja Dibres sime. Po ama te ketij niveli.
    Pershendetje dhe suksese ne votime! Vertet, po te votuan , o Burre, ia ke arritur te kulturosh nje popull!

  • E bukur Arben..Gjirokastra eshte me ter mend nje vend i bekuar…Vetem prezenca kur shef matane horizontit te jep ndjenjen qe ai eshte nje vend specjal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *