Berisha u kërkon lezhjanëve “mandatin e artë”

anazapta

Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot takimin elektoral të radhës në Lezhë. Ai inauguroi rrugën Shën Koll-Tale-Hidrovor, ndërsa shfrytëzoi rastin për t’u kërkuar lezhjanëve “mandatin e artë”, siç e cilësoi ai mandatin e pestë në këtë qark.

“Po shkojmë drejt 23 qershorit. Qytetarët e Lezhës e kanë provën e madhe. Shqiptarët kudo që janë presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë. A ju kujtohet ju kur me Pal Dajçin para 10 vjetësh na u desh tu themi atyre se me djemtë e Mamurrasit, ne edhe jua japim duart, por ne jemi demokratë dhe ne besojmë tek vota, besojmë tek paqja. Se na kërcënonin, na bënin prita këtej e andej, por nuk kanë vlerë, i harrojmë të gjitha. Me votën tuaj t’i lëmë në opozitë të paktën edhe 12 vjet të tjera”, deklaroi kryeministri.

Share This Article
6 Comments
  • Fantazma e Aleksit te dergon measazhe nga qielli o kriminel!!

    Lezhjanet do ta kujtojne mire qytetarine tyre qe guxoi te dale ne shesh me duar ne xhepa.

    • Le ta kujtojne Alekesin lezhjanet edhe kur te votojne Meten shkakun e 21 janarit dhe Ramen i cili i perdori dhimbjen e 4 viktimave per tu ripajtuar me Ilirin

      • Te kujtojne shkakun dhe jo doren qe i vrau??????Ptyyyyyyyyyy shurre e keqe dhe e ndyre Bastarde.Protesta e 21 Janarit ishte parashikuar para se te dilte videoja e Metes.Por mqs permend Meten.perse nuk e denon gjykata Meten si shkaktar te 21 Janarit??Ta them une.Sepse nuk denohen shkaktaret por vrastaret.Ndaleni kete revansh dhe keto llogje,sepse do ndeshkoheni shume rende.Kaq di te them une.

  • O i pafytyre Sali Berisha. Mos mendo se do te besh sic ke bere gjithmone ne Lezhe dhe ne gjithe Shqiperine.Votat do te mbrohen me gjak.

    • per sa kohe Rama dhe Meta do zihen si macja me miun se kush do behet kryeminister, pushteti do jete dhe do mbetet i PD. ne do i fitojme zgjedhjet.. PD sot eshte me e bashkuar se kurre.

  • Lezha dhe gjithe Shqiperia do votojne per ndryshimin dhe daljen tende ne penion politik dhe me tej,te pergjigjesh per gjakderdhjen e 21 janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *